• |
ide | kryesore

“Darka e gabuar”, miqtë e paralajmëruan Fran Frrokajn pas takimit me Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Me titullin “Darka e gabuar” e Frrokajt me Ramën dhe protesta”, gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “RD”, flet për një “darkë të gabuar” mes Ramës dhe Frrokut, që ka sjellë më pas edhe arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës.

“Një nga miqtë e tij shkoi edhe më larg duke e paralajmëruar se pas kësaj darke “ka për ta hëngër” se Rama është i pabesë, gjë të cilën Frrokaj nuk e besoi. Darka mes Frrokajt dhe Ramës erdhi vetëm një ditë pas protestës së banorëve para godinës ku Rama kishte zgjehur të zhvillonte mbledhjen e qeverisë në Lezhë”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

SHKRIMI I PLOTE

Çfarë dnodhi mes Kryebashkiakut të Lezhës, Frrokaj dhe Ramës në Lezhë? Frrokaj dhe Rama darkuan sëbashku. Pasi Frrokajn e thumbuan miqtë për këtë darkë, ai u përgjigj se ishte Kryeministër dhe duhet ta respektonte.

Një nga miqtë e tij shkoi edhe më larg duke e paralajmëruar se pas kësaj darke “ka për ta hëngër” se Rama është i pabesë, gjë të cilën Frrokaj nuk e besoi. Darka mes Frrokajt dhe Ramës erdhi vetëm një ditë pas protestës së banorëve para godinës ku Rama kishte zgjehur të zhvillonte mbledhjen e qeverisë në Lezhë.

Pasi kryeministri Edi Rama e ngacmoi lidhur me protestën e djeshme të banorëve të Torovicës, kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj iu referua darkës me Ramën, duke hequr paralele me “Darkën e Gabuar”, librin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Frrokaj tha se në darkën me Ramën, pavarësisht ndasive politike, i ka kërkuar financime për Lezhën. “Mbrëmë ishim në darkë.

Po i referohem librit të një autori, “Darka e gabuar”, nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time”, tha Frrokaj, duke iu referua protestës së opozitës.

Ndërsa Rama iu përgjigj me batutë: “Eja, por vetëm ujësjellësin lere në punë”.

Batutat e Ramës me Frrokajn:

Edi Rama: Do sqarosh këtu sa gisht ke te ajo protesta e djeshme me 15 veta…

Fran Frrokaj: Mbrëmë ishim në darkë. Po i referohem librit të një autori, “Darka e gabuar”, nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time.

Rama: Ik, por vetëm ujësjellësin lerë në punë.

Fran Frrokaj: Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falënderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave.

Fran Frrokaj: Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë.

Rama: Nëse do protestonin në 8 vjet kur ishte partia jote në pushtet, do shkoja t’i përqafoja. Unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thashë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen…

Duket se ky dialog mes Frrokajt dhe Ramës është mbyllur me arrestimin e një dite më parë, në të vërtetë dialogu do të vijojë. Asgjë nuk ka mbaruar ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *