• |
ide | kryesore

FOTO/ Dyshime se shorti i Champions League u manipulua

F1, Sport



Tifozët kanë dyshime se shorti i çerekfinaleve të Champions League është trukuar. Kjo nuk është një teori konspirative e rrallë pasi nuk është hera e parë që ka dyshime të tilla.

Shkak këtë herë është bërë një foto e publikuar nga UEFA, 24 orë përpara shortit. Në mënyrë të habitshme duelet e çerekfinaleve duken të vendosura në mënyrë simetrike në këtë foto të postuar që një ditë më parë.

Rastësi? Tifozët (më së shumti anglezët) thonë se është e çuditshme se si 3 skuadra spanjolle (nga 8 gjithsej) shmangën përballjet me njëra tjetrën ndërsa 2 anglezet (City dhe Liverpool) do të ndeshen në çerekfinale. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *