• |
ide | kryesore

Has/ Dështon atentati ndaj 52-vjeçarit, pranga autorit

Lajme, Të fundit



Abedin Cenalia, 30 vjeç, banues në fshatin Vranishtë të Hasit, u arrestua sot nga policia, pasi tentoi të vrasë një shtetas duke e plagosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tij u bë pasi në Krumë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, shtetasin S.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has.

I plagosuri ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrëzikut për jetën.

Policia sekuestroi edhe armën e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *