• |
ide | kryesore

Lushnje, biznesmeni i njohur për konfliktet me bandën e Aldo Bares sfidon policinë në ndjekie 

Lajme, Të fundit
Lushnje



Një 37-vjeçar nga Lushnja u arrestua ditën e sotme pasi shmangu urdhërat e policisë për të ndaluar. Julian Sulo po udhëtonte me një makinë BMë të blinduar kur iu kërkua të ndalonte për kontroll nga policia në lagjen “Gafur Muço”.

Sulo braktisi makinën dhe u arratis nëpër rrugicat e qytetit, por policia e Lushnjes dhe FNSH e Fierit arritën t’a ndalnin në lagjen ’18 tetori’.

Në afërsi të makinës së braktisur u gjet një pistoletë dhe një krëhër me 15 fishekë.

Julian Sulo, me origjinë nga Karbunara e madhe dhe njihet si biznesmen në Lushnje me emrin “Juli i Pashakos”.

Para disa muajsh, emri i tij u përfshi në hetimet per masakrën e Lushnjes ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Por pasi u vetëdorezua, ai është lenë i lirë, raporton GSH.

Edhe pse u përfol si personi i tretë i përfshirë në vrasje, blutë nuk kanë arritur të gjejnë një lidhje mes tij dhe krimit, duke e lënë të lirë.

Rreth një vit më parë 36-vjeçari u plagos 10 herë më thikë nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *