• |
ide | kryesore

Zjarr i frikshëm në hotelin në Filipine, 4 viktima dhe 19 të zhdukur (FOTO)

Planet



Të paktën katër persona mbetën të vdekur ndërsa 19 të tjerë janë zhdukur nga një zjarr që shpërtheu në një hotel në Manila të Filipineve.

Mbi 300 persona të akomonuar në Hotel Pavilion dhe Kazino janë evakuuar, disa me ndihmën e një helikopteri. Njofrimin e dha kreu i mbrojtjes civile në Filipine, Johnny Yu.
201780318-fire-pavilion-2-lmp-730x486

Nga këta, dy, të cilët punojnë në kamerat e sigurisë të hotelit, ishin bllokuar dhe epiket e shpëtimit po përpiqen t’i nxjerrin jashtë. Viktimat ishin të gjithë anëtarët e stafit të objektit, duke përfshirë dy roje. Gjashtë vetë u transportuan në spital për asfiksi nga tymi.
201780318-fire-pavilion-8-jhs-1-1-730x486
Ekipet e shpëtimit dhe oficerët e zbatimit të ligjit kanë izoluar zonën e hotelit, që ndodhet në zemër të rrethit turistik të Manilës. Dhjetëra automjete të zjarrëfikëses ndërhyn në vendngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *