• |
ide | kryesore

Aksidenti në Vlorë, ndahet nga jeta në spital 57-vjeçari

Lajme, Të fundit



Drejtuesi i biçikletës që u përplas nga një furgon rreth një orë më parë në rrugën Transballkanike të Vlorës, ka ndërruar jetë në spital.

Policia njofton se pasi përplasi 57-vjeçarin H.M., drejtuesi i furgonit Arsjon L. u largua nga vendi i ngjarjes. Policia u vu në ndjekie të tij dhe ka arritur ta arrestojë pranë vendit të njohur si ‘Kastrati’.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa forca policie ndodhen në vendin e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *