• |
ide | kryesore

Aktorët kundër projektit të Ramës/ Ndrenika: Teatri Kombëtar të ndërtohet tek sheshi vëllezërit ‘Frashëri’

Lajme, Të fundit



Aktorët e Teatrit Kombëtar janë mbledhur sot për të diskutuar në lidhje me projektin e ri të propozuar nga kryeministri Edi Rama për Teatrin e ri Kombëtar. Ndonëse ishte në ceremoninë e prezantimit të projektit dhe siç pati raportime se atij nuk iu dha e drejta e fjalës, aktori i njohur Robert Ndrenika, u shpreh kundër ndërtimit të teatrit përmes partneritetit publik privat. Ai hodhi një propozim të ri, që Teatri Kombëtar të ndërtohet në bulevard tek sheshi ku sot janë bustet e vëllezërve Frashëri.

Robert Ndrenika: Ajo që më shqetësoi është Partneriteti Publik Privat që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që Teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve.  Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë. Më paraqiti Kapexhiu këtë, në pamje të parë më pëlqeu. Ka variante sa të duash, ka variante që mund të marrin të tërë përvec 7-8 kullave që duan të bëjnë atje prapa, le të bëjnë nja 3-4 këtu dhe le të na japin sheshin tek vëllezërit “Frashëri” ai rri bosh aty. Të bëhet një teatër i mirë dhe aty.  Gjithë gazetat që PPP është në interes të privatit, jo në interes të teatrit dhe aktorëve.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *