• |
ide | kryesore

Atentat dy vëllezërve në Bulqizë, qëllohen me armë në automjet

Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Bulqizës. Nga të dhënat e para, mësohet se është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti.

Njoftimi i policisë:
Më datë 19.03.2018, rreth orës 10.20, në rrugën e pazarit, Qytet i Vjetër Bulqizë, si pasojë e një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Opel, ku udhëtonin dy shtetasit E.M, dhe E.M, (vëllezër) banues në Bulqizë, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga shërbimet e policisë ka rezultuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Elidon Tançi, 19 vjeç, banues në Bulqizë, i proceduar më parë nga Policia për veprën penale Dëmtime tjera me dashje, po për konflikt, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe po hetohet nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *