• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Si po prishen provat e vjedhjes së pronave në Kavajë nga drejtuesit e Hipotekave

Lajme, Të fundit



Duke treguar standartin e dyfishtë me të cilën u trajtua vjedhja e pronave në Lezhë dhe Kavajë, ku tokat në bregdet u grabitën me të njëjtën skemë, kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi solli një shembull konkret të abuzimit.

Në Hipotekën e Kavajës, thotë ai, drejtorin e arrestuar e zëvëndësuan me vajzën e vet.

“U arrestua vjehrri i Dajës, z. Cikalleshi që ishte drejtues i hipotekës së Kavajës për këto vjedhje. Por kush është sot drejtuese e hipotekës së Kavajës? Pikërisht vajza e Cikalleshit që është në burg për fallsifikim! Vajza po fshin provat dhe gjurmët e fallsifikimeve dhe prokuroria ka ik në drejtim të paditur. Ky ishte rezultati i konkursit në Kavajë? Nuk ka asnje njeri tjeter vec vajzës së të arrestuarit për fallsifikim pronash Re-Rilindja në Kavajë?” shkruan Jamarbër Malltezi në në denoncimin e tij.

Malltezi e shpjegon këtë emërim me një përpjekje për prishjen e provave të hetimit, që duket se ka edhe bekimin nga lart.

“Në Kavajë, kemi jo veç fallsifikim dokumentesh, por edhe tentative për prishje provash, si edhe vijim të përdorimit të produkteve të vjedhjes për të krijuar miliona. Dhe prapë Roshi dhe Daja janë të lirë të shijojnë frytet e vjedhjes. A kemi standard të dyfishtë apo “e di partia atë punë”?” shkruan Malltezi.

Drejtuesit e Hipotekave u shkarkuan me një të rënë të lapsit nga Edi Rama. Për emërimet e reja, Rilindja organizoi dy konkurse. Madje në 6 muajt e parë të vitit 2018 u premtua edhe vetting për pasuritë e të gjithë punonjësve të cilëve do t’i kontrollohej besueshmëria dhe pastërtia e figurës. Lajmërimin për vetting e bëri kryeregjistruesi Elion Semanaj.

“Ky proces do të kryhet për një periudhë 6-mujore dhe do të përfshijë trajnimin profesional të të gjithë punonjësve të saj, sipas standarteve bashkëkohore, si dhe kontrollin e figurës së tyre, përsa i përket besueshmërisë dhe pastërtisë së figurës së tyre, duke përfshirë edhe vlerësimin pasuror të tyre, bazuar në të ardhurat personale dhe familjare, të dhënat mbi të drejta e interesa pasurore të çdo lloji aseti, qoftë ky i luajtshëm apo i paluajtshëm, mbi llogaritë bankare dhe transaksione të kryera, për të përcaktuar kredibilitetin, integritetin moral dhe përputhshmërinë midis të ardhurave monetare dhe kategorisë së standarteve materiale të përfituara”, tha në atë kohë Kryeregjistruesi Semanaj. Për rezultatet e vettingut ende nuk ka asnjë rezultat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *