• |
ide | kryesore

Dërgohet në spital kryetari i qarkut Lezhë, u arrestua për pronat

Lajme, Të fundit



Sot do të dalin para gjykatës së Lezhës për masën e sigurisë të arrestuarit që akuzohen për tjetërsimin e pronave në Lezhë përmes falsifikimit të dokumenteve. Mes të arrestuarve janë edhe kryebashkiaku Frrokaj dhe kryetari i qarkut Gjok Ndoka.

Por ky i fundit, kryetari i qarkut Ndoka nuk do jetë në gjykatë për rivlerësim të masës së sigurisë. Ai ndodhet në spital pasi ka probleme shëndetësore me zemrën. Kjo ka bërë që rivlersimi i masës së sigurisë të bëhet në ambientet e spitalit.

Ndërkohë që të 11 zyrtarët e tjerë do të jenë të pranishëm në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *