• |
ide | kryesore

Fitorja e Putin, Perëndimi heziton ta urojë

Planet, Të fundit



Pas sigurimit të mandatit të 4-rt në pushtet, rusi Vladimir Putin ka marre urime nga disa udhëheqës botërore, por deri me tani asnjë nga krerët e qeverive të vendeve Perëndimore nuk ka reaguar për fitoren.

Presidenti kinez Xi Jinping tha se partneriteti i vendit të tij me Rusinë ishte në nivelet më të larta në histori. “Aktualisht bashkëpunimi strategjik mes Kinës dhe Rusisë është në nivelet më të mira në histori dhe ky është një shembull për ndërtimin e një lloji të ri partneriteti ndërkombëtar”, tha presidenti kinez ne mesazhin e tij te urimit.

Të tjerë që përgëzuan presidentin rus ishin liderët e Kazakistanit, Bjellorusisë, Venezuelës, Bolivisë dhe Kubës. Por komentet e udhëheqësve perëndimore po vonojnë të vijnë. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit u rritën ndjeshëm gjatë javëve të fundit pas helmimit të një ish-spiuni rus në Britani, sulm për të cilin qeveria e Londrës fajëson Rusinë.

Pas mbërritjes në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas vuri në pikëpyetje transparencën e zgjedhjeve duke thënë se Rusia do të mbetej një partner i vështirë.

Ndërkohë, shefja e diplomacisë së jashtme Federika Mogherini u fokusua tek çështja e helmimit, e cila sic tha është e papranueshme. Britania e Madhe dëboi 23 diplomate rusë nga Londra duke nxitur kundër reagimin e Moskës, që gjithashtu premtoi të dëbonte diplomatë britanike.

SHBA iu bashkuan Londrës në dënimin e sulmit me agjent nervor dhe së fundmi kanë vendosur sanksione ndaj një grupi rusësh per ndërhyrje në zgjedhje.



2 Comments

  1. Duket sikur marreveshja e ENTENTE-s e 1907-es midis Anglise Rusise e Frances eshte ne diskutim sot pas 110 vjetesh. Mire do te ishte te zhdukej per popullin shqiptar! Ndonese nuk do te idhnohen lehte Ruset me Britaniket per dava spiunesh. Ve bast se Franca do te jete e para qe do te uroje Put(stal)inin…

  2. rusia bashke me prendimin sido qe te paraqiten momentalisht jan ne nje plan kjo duket tek maja e kontrollit dhe zhvillimit nasen e kan te perbashket kjo i mbyll iluzionet,por zhvillimet nuk do tiu perbushin interesat ,ku me hyrjen ne treg te kines dhe indis ,ketyre do tu fillojne kufizimet ku mungesa vlerave do tu zvoglojne arsyen dhe nxit perplasjen ,mes tyre ,per teknologjin qe kan keto po shkatrrojn veten me doren e tyre ,ne kete pik padrejtesia [interesi egoja pushtetit paras ne gare te shfrenuar per te arritur sejcili sundim mbi boten ,por ne fakt domosdoshmerit mendyra se si planeti jone i perbashket funksionojne mundesit e dobive vetem permes drejtesise hakut vlerave ullzimit zotit keshtu dhe vetem keshtu ne mund te arrijme per gjith cfare kemi nevoje ,paqen ne mezin tone e kemi shum large per deri sa nuk deshirojme per njeritjetrin gjith cfar duam per vete ,nuk kemi paqen perderi sa nuk kemi gjetur paqe me shpirtin krijuesin tone po si mund te kemi paqe me njeritjetrin jo kurr keshtu zhgenjehemi duke mbajtur lillje permes interesit uniteti eshte afat shkurter sepse sa bie interesi prishet uniteti dhe mungesa vlerave i ven gjith perball njeritjetrit ne konflikt interesi,,por paqen e kemi krejt afer nese me te vertete e duam ate nese e pranojme ndjekim dhe veprojme me rregullin e domosdoshmerive te saje ,ky koment behet per studiuesit shkencore te politikave strategjike te shvillimit global qe duan te zgjerojne njohurit ne gjetjen dhe plotsimin e arsyeve me te gjera ne permirsimin dhe ruajtjes se performances ,se ecuris zhvillimit zgjilljeve ,me respekt ishte nje mendim me shum ne plotsim dobish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *