• |
ide | kryesore

Gjermania kërkon pezullimin e marrëveshjes Schengen

Lajme, Të fundit
shengen5.jpg



Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka kërkuar pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit, që lejon lëvizjen e lirë brenda Bashkimit Europian. Për të përjavshmen gjermane Welt am Sonntag, Seehofer deklaroi se Gjermania duhet të shtojë kontrollin kufitar për sa kohë BE nuk ja del të kontrollojë kufirin e jashtëm në mënyrë efektive.

Komentet e ministrit Seehofer vijnë pas kërkesave të bllokut europian për heqjen e kontrolleve kufitare nga Gjermania dhe katër anëtarë të tjerë të zonës Shengen. Gjermania ishte vendi i parë i BE-së që rivendosi kontrollin e brendshëm në shtator 2015, në vijën ndarëse me Austrinë dhe për lidhjet e fluturimit nga Greqia, “për shkak të situatës së sigurisë në Europë dhe kërcënimeve që vijnë nga lëvizjet e vazhdueshme dytësore”. Ky regjim i përkohshëm do të vijojë të zbatohet deri më 12 maj të këtij viti.

Rivendosja e kontrolleve kufitare është një e drejtë e posaçme e shteteve anëtare të BE-së. Sipas rregullave të përbashkëta europiane, ato duhet të mbeten një përjashtim dhe të respektojnë parimin e proporcionalitetit.



2 Comments

  1. Titull i shtremberuar.. “ka kërkuar pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit” .. Genjeshter.

    Po te lexoni artikullin do te kuptoni se nuk ka te beje me titullin. Behet fjala per kontrollet ( e rastesishme) ne kufi qe u vendosen para 2 muajve nga 4 shtete te shengenit.
    Ky ministri gjerman i Jashtem nuk kerkon PEZULLIMIN E SHENGENIT .. por keto kontrolle ( qe jane te perkohshme ) te vazhdonjne dhe per disa kohe derisa te…. etj etj etj .

    Marveshja e Shengenit eshte shume e gjere .. ka afersisht 189 pika dhe marveshje . Asnje nga keto pika nuk eshte kontestuar apo kundershtuar nga gjermania ( qe eshte partizania e zones shengen) , por po flasim per nje veprim te PERKOHSHEM qe ka te beje vetem me GJYSMEN E NJE nga 189 marveshjet e Shengenit .

    Titulli do te parhapi panik dhe pasiguri.

    Mjerane.

    1. Ej o plak ej , po robt lexojn vetem titullin e lajmit , o plak hej.
      Puten ! ..hej.
      O plak , ky me ket titullin i ka fut ne thes nja 25 lexusa te kitj portalit dhe i ka bo nja 100 klikime. O plak hej.
      Klikimet kan vlere o Plak , kujt i plasi per permbajtjen e lajmit, o plak , hej , puten.
      O plak ej, ky bushati me ket titullin do me nxjerr qe per arsyen e emigrantve te shumte shqiptare ne gjermani , gjermanet po kerkojne pezullimin e shengenit , o plak hej. Pastaj kur lexon lajmin me poshte e kupton qe nuk eshte ashtu , o plak heeeeej.
      Puten !
      Ktu budallai je ti o plak, hej, qe klikon kur shef kete titullin , o plak hej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *