• |
ide | kryesore

Kjo është ngjyra që do të dominojë gjatë 2018-ës

Paparazzi, Slider



Ngjyra e vitit?! Definitivisht lejlaja! Duhet ta keni kuptuar tashmë që ngjyra lejla sëbashku me të gjitha hijet dhe nuancat e saj është kthyer në një trend që nuk duhet humbur… Nëse jeni në grupin e personave që nuk besoni në fuqinë e kësaj ngjyre dhe në kombinimet që mund të bëni me të, fakti që kjo ngjyrë do “bëjë namin” nuk ju lumturon e ky lajm sigurisht që s’është më i miri që mund të merrnit sot.

Falë fotove të street style nga javët e modës kemi parë shumë nga tendencat më të reja dhe kemi kuptuar gjithashtu që të vishesh e tëra në lejla është një kombinim shumë interesant! Mos kini frikë nga një kostum, fustan apo jumpsuit ne ngjyrë lejla, thyerja e saj me aksesorë është një “look” që nuk do t’ju zhgënjejë nëse e provoni.

Por, cilat janë ngjyrat me të cilat mund të kombinojmë lejlanë? Ngjyrat neutrale domosdoshmërisht, e bardha, e zeza, grija… Ju mund të guxoni gjithashtu me ngjyra të ndezura, të verdhë ose portokalli, është koha të provoni për të krijuar stilin tuaj me një pamje më interesante.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *