• |
ide | kryesore

Konflikti Ilda-Nano sa vjen e shtohet, i drejtohen gjykatës

Paparazzi, Slider



Mustafa Nano  në emisionin e tij “Provokacija” e konsideroi si vulgare veshjen e Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit duke cilësuar se ky lloj nuditeti është i tepërt në ekran.

Këtë mendimi të gazetarit Ilda i është përgjigjur me postime në Instagram duke e konsideruar gazetarin ditën e djeshme si “llumin” e opinionistëve, jo vetëm kaq, por moderatorja e ka “thumbuar” edhe më shumë Muçin duke u shprehur: “Mendoj që “policin” e minifundit dhe dekoltese ta dërgojme dhe në Itali, imagjino të kishte gjoks vetë ky polici”, shkruhet në postimin e Instagramit. Postim ky i shoqëruar me një video të Ilaria D’amico-s, ose gruaja e Gigi Buffon e cila shfaqet duke prezantuar emisionin me veshje të përafërta për stilin të cilin gazetari Nano e ka quajtur vulgar.

Dhe kjo histori mesa duket do të vazhdojë gjatë e thënë kjo në aspektin se moderatorja Bejleri duket e vendosur për ta vazhduar në rrugë ligjore këtë çështje dhe këtë e ka treguar me një postim të fundit në Instastory

“Me policin e penduar shihemi në gjyq, sepse askush nuk ka të drejtë t’i flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në një tv. Të gjithë ju që shqetësoheni për veshjet, a e keni pyetur veten çfarë mënyre të foluri po u mësoni fëmijëve tuaj?? Për fat të mirë nuk jemi në ‘Albanistan’, por në një kryeqytet europian dhe në një vend të bekuar që quhet Shqipëri.”-ka shkruar Bejleri në postimin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *