• |
ide | kryesore

Mblidhet komisioni ‘Tahiri’, Paloka: Do marrim në shqyrtim edhe dosje sekrete

Lajme, Të fundit



ZGJEDH EDICIONIN

“Tahiri”, mblidhet komisioni, Paloka: Do marrim në shqyrtim edhe dosje sekrete

GAZETAEXPRESS E hënë, 19 Mars 2018 11:30 U mblodh sot për herë të parë Komisioni Hetimor parlamentar që do të hetojë ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ky komision është ngritur me kërkesë të opozitës dhe do të hetojë nëse ish- ministri është përfshirë apo jo në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Komisioni do ushtrojë veprimtarinë e tij për një periudhë 6-mujore, deri në 5 shtator. Gjatë fjalës së tij kreu i komisionit, deputeti demokrat Edi Paloka tha se do të hetohet mbi veprimtarinë e organeve përgjegjëse për luftën ndaj kultivimit të narkotikëve, dhe rastin e trafikut në të cilin dyshohet se është i përfshirë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Paloka u kërkoi që deputetët të pajisen me certifikatën e sigurisë, pasi gjatë hetimeve të komisionit do të ketë dhe dosje sekrete.

“Do të kemi dosje sekrete, kështu që të përgatisin dhe kërkesën për certifikatën e sgiurisë, të përgatisim kërkesën që sa më shpejtë të marrim”, tha Paloka.

Kreu i komisionit Paloka pati një përplasje me deputetin e PS-së, Bashkim Fino.

Fino: E para, s’ke si na paragjykon se jemi te barabarte. Duam kohe te shohim rregulloren, komisionet e shkuara kane kaluar edhe tri jave, por une nuk them tri jave. Ne duam ta mbyllim sa me shpejt, edhe tre muaj po pati mundesi.

Fino: Koment të diskutimit tim nuk duhet të bëni

Paloka: S’jam këtu të zbatoj porositë e tua, jam kryetar i komisionit për të hetuar një cështje, s’kam dëshirë tu bëj koment, s’ma jep ti të drejtën e fjalës mua se e kam fituar në ‘90.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *