• |
ide | kryesore

Pamje të frikshme nga Fushë-Arrëzi, banorët futen nga dritarja në shtëpi nga rëshqitjet e tokës

Lajme, Të fundit



Prej 10 ditësh, 12 familje në fshatin Dardhë të Fushë-Arrezit nuk futen dot në shtëpitë e tyre.
Disa prej shtëpive janë bërë të pabanueshme si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu ndërsa të tjerat rrezikojnë të shemben në çdo moment.

Shtëpia e Kin Mirashi është më e dëmtuara. I shpëtuan vdekjes por tashmë për të hyrë në atë që deri dje ishte e gjithë jeta e tyre, i mbetet vetëm dritarja nga ku mundohet të shpëtojë çfarë i ka mbetur.

Bashkëshortja e Kinit se bashku me fëmijët janë strehuar në kishën e fshatit, ndërsa banorët e tjerë te të afërmit.

Një ekip pune qëndron 24 orë në zonë por Bashkia e Fushë- Arrëzit nuk ka mundësi për zgjidhje afatgjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *