• |
ide | kryesore

Përmbyjtet në Shkodër, Forcat e Armatosura evakuojnë 34 familje (FOTO)

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme, Forcat e Armatosura kanë evakuuar 34 familje nga zona e Nënshkodrës me makina dhe varka.

Puna e Forcave të Armatosura për t’i ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura ka filluar që prej 5 marsit.

Sipas një njoftimi për mediat, deri tani FA ka realizuar: transportimin e 850 personave, mbi 900 pakove ushqimore, 2860 litra ujë, si dhe kanë angazhuar 324 forca.

Në Bashkinë e Shkodrës, në zonën e Livadheve janë përmbytur 80 hektarë tokë. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën “Et‘hem Kazazi” ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është përmbytur. Bashkia Shkodër ka marrë masat e nevojshme për zhvendosjen e fëmijëve në Qendrën Komunitare Nr 4 dhe po kujdesen për fëmijët me veshmbathje dhe ushqim. Në bashkëpunim me Forcat e Ushtrisë, me dy kamionë po bëhet evakuimi i të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *