• |
ide | kryesore

Përshkallëzimi i tensioneve me Turqinë, Greqia planifikon miliarda euro shpenzime në ‘mbrojtje’

Planet



Athina ka planifikuar blerjen e 4 luftanijeve franceze te tipit “Belharra” të gjeneratës së fundit, pas përshkallëzimit të tensioneve me Turqinë në muajt e fundit në detin Egje.

Lajmi, i cili përflitej ditët e fundit në mediat greke, vërtetohet tashmë edhe nga disa të përditshme gjermane, të cilat shtrojnë pyetjen se si do të mund të paguajë Greqia këto shuma marramendëse ndërsa financat e saj janë ende të brishta.

Athina duket se ka rënë dakord me Parisin për blerjen në fillim të dy luftanijeve, vlera e te cilave shkon në 2 miliardë euro dhe më pas do të nënshkruajë kontratë edhe për dy të tjera, menjëherë pasi Banka Qendrore Evropiane të çlirojë fitimet e saj nga obligacionet e mbajtura aktualisht të qeverisë greke.

“Belharra”-t janë anije të teknologjisë së lartë, që kanë jo vetëm sisteme të mbrojtjes detare, por sigurojnë mbrojtje të gjithë zonës ajrore duke u bërë një faktor mbizotërues në det dhe ajër.

Sipas Top Channel, deri në ndërtimin e plotë të fregatave moderne franceze në 2021, Parisi do t’i huazojë Athinës dy luftanije të tjera të tipit “Fremm”.

Pavarësisht krizës financiare dhe viteve të vështira, Greqia vazhdon të mbajë vendin e tretë për shpenzime ushtarake në nivelin 2.3 % të PBB në NATO, pas SHBA dhe Francës, duke lënë pas Turqinë dhe Britaninë.



1 Comment

  1. padrejtesia nuk triumfon me teknologji,,sepse teknologjia permbys interresat shkatrron gjithcka,padrejtesia vecse po manifeston energjin dhe shkatrrimin perfundimtare njerzore ,ajo nuk ka vlera ,rendiment as dobi vec kanosjes greqia me se miri me shpejtesi dhe perkushtim po perqendrohet ne shkatrrimin e vet,ket dhurat ja beri evropa pare nje shekulli duke coptuar tjeret dhe fuqizuar grekerit kunder tjereve ,por fatkeqesish greqia mashtroj shum evropen me fonde futi ne krize saqe tashme greqia bashke me vendet e ballkani qe perfituan nga politikat e 1913 po behen shkaktaret e vet shkatrrimit te kontinentit vjeter evropian ,kete po ua garanton padrejtesia qe ju keni zgjellur ,kurse drejtesia haku do sillte te kunderten e ketije raliteti ,cfar mbollet tani po korrni mbollet padrejtesi korrni probleme ,dhe humbje shkatrrim gjith cfar ajo mbart me vete konkurenc shkatrruese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *