• |
ide | kryesore

Video/ Reshjet shkaktojnë probleme në Durrës, disa rrugë nën ujë

Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Raportohet se disa rrugë të qytetit janë nën ujë, duke bërë të pamundur kalimin e këmbësorëve dhe njëkohësisht duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike paraqitet në rrugën ‘Aleksander Goga’, kryqëzimi i Stadiumit, rruga ‘Skënderbe’, rruga ‘Taulantia’ dhe tek rreth rrotullimi tek ‘Stacioni i trenit’.

Po kështu moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar sërish rrëshqitjen e dherave në Currila, e për pasojë bllokimin e rrugës në njërën prej korsive të kalimit për automjetet.

Rreshjet e shiut kanë provokuar rënien masive të dherave në drejtim të segmentit rrugor Univeristet-Currila gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të devijojë vetëm në një korsi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *