• |
ide | kryesore

Trafiku Shqipëri-SHBA, pranga policit, dekonspiroi operacionin

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka ndalur një efektiv policie, i cili dyshohet se ka dekonspiruar operacionin për goditjen e 7 grupeve kriminale që dërguan mbi një mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Angli përmes shumave nga 7 mijë paund, deri te 30 mijë dollarë. Polici i ndaluar është Adriatik Bakiasi dhe sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala pohohet se dekonspiroi operacionin e falsifikuesve të dokumenteve.

Operacioni u finalizua para dy ditësh dhe nga 51 persona të përfshirë, 39 u arrestuan në Shqipëri, mes tyre 4 policë, ndërsa për 12 të tjerët (2 bullgarë) po punohet për prangosjen. Katër policët e arrestuar para dy ditësh ishin me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar.

Ndërsa ende nuk dihet se cili ka qenë pozicioni i Adriatik Bakiasit, i cili eshte polici i peste i perfshire ne kete ngjarje dhe qe u ndalua mbrëmjen e djeshme për dekonspirim të operacionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *