• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fran Frrokajn e presin si hero, turma shpërthen në brohorima

Lajme, Të fundit



Familjarë, punonjës të bashkisë së Lezhës, miq apo mbështetës të Partisë Demokratike të Lezhës e pritën si hero daljen e Fran Frrokajt nga gjykata.

Vendimi lehtësoi masën e sigurisë për Frrokajn, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Ndërsa gjykatësi lexonte arsyetimin për ndryshimin e masës së sigurisë, turma që ndiqte nga jashtë seancën, ka shpërthyer në brohorima dhe thirrje.

Edhe kur Fran Frrokaj doli pa pranga nga gjykata e Lezhës, turma e njerëzve vazhdonte të brohoriste për t’i shprehur mbështetjen.

Frrokaj akuzohet për tjetërsim pronash në bregdet. Bashkë me një grup tjetër drejtuesish të bashkisë dhe hipotekës, u arrestua nga policia ditën e premte. Pavarësisht se Partia Demokratike nuk ka dalë hapur në mbrojtje të Frrokajt, ka vënë në dukje se kryebashkiakët e tjerë që kanë të njëjtën akuzë, nuk janë arrestuar.



1 Comment

  1. Qenka kthyer salla e gjyqit ne miting. Gjykata nen presionin e turmave. Te shpresojme se do kete drejtesi.! Duhej te gjykoheshin ne nje qytet tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *