• |
ide | kryesore

VIDEO/ Seks në këmbim të notës, prokuroria nis hetim për ish-ministrin

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Ministrit të Arsimit, Rexhep Osmani. Ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht studenten e tij.

Gjithçka ka ndodhur në zyrën e Osmanit dhe në më pas ngjarjet zhvillohen në oborrin e fakultetit..
Rasti është publikuar nga Tv T7 në Kosovë i cili ka sjellë edhe një tjetër rast për një profesor që ka kushtëzuar një notë kaluese në këmbim të seksit.

Ish-ministri e ka konsideruar histronë, një keqkuptim. Për GazetaExpress ai tha se me studenten ka lidhje familjare dhe se i dashuri i saj është nxituar kur ka dyshuar. Ish-ministri ka treguar se familja e studentes i ka kërkuar falje dhe se për këtë rast është pyetur edhe në polici.

“Nuk është e vërtetë ajo që po raportohet në media. Nuk behët fjalë për ndonjë ngacmim seksual. Krejt kjo është një keqkuptim. Unë me studenten njihemi moti, kemi edhe lidhje familjare. Unë me atë kemi dalë nga konsultimet se bashku edhe kjo është keqkuptuar. Ka reaguar edhe burri i saj. Por kjo situatë është sqaruar më vonë”, – ka thënë Osmani.

“Unë jam sqaruar me të gjithë. Familjarët me kanë kërkuar edhe falje. Studenten e njoh dhe e kam njohur edhe më herët. Nuk bëhet fjalë për asnjë ngacmim. Unë e kam dhënë deklaratën në polici. Sikur të kish qenë diçka e vërtetët, ata nuk me kishin liruar menjëherë. Por, unë besoj që nesër kjo punë do të sqarohet tërësisht edhe do të dalë e vërteta”, – ka thënë Osmani.

https://youtu.be/lOsT9YpWODk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *