• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si do të ndërtohen 7 kulla pas prishjes së Teatrit Kombëtar

Lajme, Të fundit



Projekti i prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i një godinë të re të shoqëruar me disa kulla të larta në pjesën e pasme ka shkaktuar një reagim të ashpër jo nga artistët por edhe nga mbarë opinion publik.

Pak ditë më parë kryeministri Rama mblodhi artistët dhe disa sipërmarrës dhe bëri prezantimin e projektit të ri të Teatrit ku sipas tij do të ketë 3 fish të sipërfaqes më të madhe dhe se pas tij do të ndërtohen 4 kulla.

Por sot ajo që ka qarkulluar në media është një video e publikuar nga shoqëria civile “Nisma Thurje” e cila shpjegon se si do të bëhet tjetërsimi i pronës publike në atë private. Po ashtu siç shihet edhe nga grafiku nuk do të jenë 4 po 7 kulla të cilat do të ndërtohen aty.

Postimi i plotë në Facebook:

Ja si po vidhet trualli publik dhe po i jepet përjetësisht një privati, me pretekstin se po na ndihmon të ndërtojmë teatrin.
Që ta keni të gjithë të qartë, askush nuk do t’ja dijë për teatrin. Kryetarit të Bashkisë dhe Kryeministrit nuk i intereson fare teatri. Ata e përdorin teatrin dhe krijojnë një debat aty vetëm e vetëm për të mbuluar transferimin gjigant që po i bëjnë tokës publike, tokë që na takon secilit prej nesh, në mënyrë hajdute, një privati. Po na e marrin ne dhe po ja japin një njeriu, mijëra metra katrorë.

Kjo është kriminale!

Për të bërë stadiumin kombëtar, i desh t’i falnim një pjesë të barabartë toke publike sa stadiumi, ndërtuesit që të bënte një kullë; Për të bërë Teatrin Kombëtar na duhet t’i falim tokë publike të barabartë me teatrin ndërtuesit që të bëjë kullë;
Si funksionoka kështu? Duhet t’i japim ndërtuesve gjysmën e Shqipërisë, që të na ndërtojnë gjysmën tjetër?

Kjo është kriminale!

Shpërndaje për të treguar që as ti s’bie dakord me këtë krim!



5 Comments

  1. E kush eshte ndertuesi
    Pse nuk e japin emrin?

    o popull dele qe jemi, Hajt, se ka per t’u harruar; edhe disa dite e kur te filloje shembja.

  2. Rames,Velise as PS-se nuk i ndahen keto mizat e kalit te PD-s qfardo qe fillon te ndertoje ,te reformoje apo te ndermarre.Keta e kane kuptuar opoziten si sulm dhe akuza per secilin veprim te qeverise.Kjo eshte filozofia e Lul Bashes i cili qendroj 4 vite kryebashkiak ne Tirane dhe doli ne fund me projekte te skenuara ne PC dhe tregoi se qfare deshi te beje e nuk e la Rama.Berisha ndertonte vetem rruge sepse aty ishte mundesia e hajnise me e madhja .Tani po i shohim si po shemben e shkarramaqen veprat e tija.I garantoi kundershtaret e e PS-se se me kete forme opozite dhe me kete strategji Rama do qendroje kryeminister edhe 20 vjete.

  3. Po ndertoi nje shtet kompet, qe do i sherbej per se miri popullit shqiptare atehere le te jete kryeminister sa te doje (30 vjet) per mua.. Ne si popull kete duhet te vlersojme kur votojme, punen qe ben per te miren e vendit tone dhe te miren e te ardhmen e gjithe feminjevet shqiptare ne shqiperi..
    Sepse keta 27 vitet e fundit ne sishqiptare jemi njohur vetem si fukarej, refugjate, azilkerkues, korruptues dhe pazarxhij droge.

  4. ” shoqëria civile “Nisma Thurje” e cila shpjegon se si do të bëhet tjetërsimi i pronës publike në atë private “””

    Ja pra , ku del nje lajm komplet i genjeshtert , i ilustruar me nje kompozim arkitektural ( qe cdo programues mund ta beje me C#, pune kalajajsh) dhe fillojne majmunet kercejne nga inati dhe bertasin me te madhe kundra atyre qe duan te bejne teatrin e ri.

    Ky eshte rasti tipik i ‘FAKE NEWS’… qe i shkon tamam sic i duhet ketij portali dhe komentuesve naive te tij.

    O njerez vriteni mendjen se eshte komplet FAKE NEWS.

  5. Fake news.
    Mos shkoni me larg. Lexoni se cfare shkruan kjo ‘shoqeria civile’..
    ”Për të bërë stadiumin kombëtar, i desh t’i falnim një pjesë të barabartë toke publike sa stadiumi, ndërtuesit që të bënte një kullë. ””
    Pra kulla ka zene nje siperfaqe sa eshte stadiumi vete… Kush i ha keto genjeshtra. Kulla eshte ndertuar 75% ne gjyrmen e vjeter te stadiumit dhe 25 % ne toke shtetrore ( jo me shume ( rreth) se 205m2 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *