• |
ide | kryesore

Shkodra akoma nën pushtetin e ujit, evakuohen 5 familje nga përmbytjet

Lajme, Të fundit



Rreth 157 banesa kanë prezencë uji dhe 9 shtëpi të tjera janë të përmbytura në bashkinë Shkodër. Jane evakuar 5 familje me 23 banore. Gjithashtu jane transportuar nga fshati Obot per ne Oblike 65 banore, nga keta 50 nxenes shkolle.

Raportimet e Ministrisë së Mbrojtjes flasin për 80 ha tokë të përmbytura në zonën e Livadheve.

Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka zhvendosur fëmijët në Qendrën Komunitare Nr 4. Ndërkohë në bashkëpunim me Forcat e Ushtrisë, me dy kamionë është bërë evakuimi i të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.

Me ndihmën e Forcave të Ushtrisë po merren masa për forcimin e argjinaturave.Nga DRMSH janë dërguar rreth 5000 thasë me rërë të cilët po përdoren për forcimin e argjinaturave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *