• |
ide | kryesore

A janë në këtë FOTO të 47 viteve më parë 3 gratë më të fuqishme sot në botë?

Pikante



Kjo fotografi po qarkullon në rrjetet sociale, por edhe në media të ndryshme online. Ajo është e 47 viteve më parë. Të paktën kështu shkruan CNN. Mund të dallohet qartë në të majtë ajo që prej 4 mandatesh radhazi ndodhet në krye të Gjermanisë, kancelarja Angela Merkel.

Ishte revista “Time” që e publikoi foton pak vite më parë duke shkruar se Merkel kishte pozuar në krah të mikeve të saj në një festë të vitit të ri në Berlin në vitin 1971. Por cilat janë miket e saj.

Media të ndryshme shkuajnë se në mes është kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe në të djathtë, presidentja aktuale e CIA-s, Gina Haspel. Të trija janë moshatare me njëra tjetrën, por ende nuk ka asnjë të dhënë që të trija vajzat të jenë ndodhur në të njëjtin vend në vitet 71-72.

Ka edhe nga ata që thonë se vajza në të djathtë nuk është Gina Haspel, por Dalia Grybauskaitė, aktualisht presidente e Lituanisë. Derisa të ketë prova konkrete, teoritë e konspiracionit do të vazhdojnë. ©LAPSI.al

Image result for theresa may angela merkel gina haspel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *