• |
ide | kryesore

Gazetarja ‘nxjerr zbuluar’ Veliajn: S’ka studim italian për prishjen e Teatrit Kombëtar, është thjesht një temë diplome nga studentët (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Debati për çështjen e Teatrit të ri Kombëtar vazhdon, ndërsa së fundi aktorët janë grupuar në një aleancë që kundërshton prishjen e godinës ekzistuese. Gazetarja Matilda Terpollari shkruan në faqen e saj në Facebook, se studimi i italianëve për prishjen e godinës ekzistuese, të cilës i referohet kryebashkiaku i Tiranës, në fakt është një punë diplome e studentëve.

“Studimi i profesorëve italianë, që kretari i Bashkisë tha në “Opinion”, se u bazua për prishjen e teatrit, në fakt është punë diplome e disa studentëve për vitin shkollor 2007-2008 (shikoni foton) Megjithëse punë diplome studentët në asnjë faqe, të publikuar nga vetë Bashkia, nuk thonë se janë për prishjen e godinës, por për RIPËRDORIMIN e saj, ku madje një ambient propozojnë ta bëjnë muze. (shih foton). Ajo që nuk kuptoj është se si mund të manipulohet dhe gënjehet publikisht kaq hapur”, shkuan Terpollari.

Image may contain: text Image may contain: text

Image may contain: text



7 Comments

  1. GJEJA qe dihet me shume se c;do gje ehte se ky K[ BASHKIAK eshte kapo mashtruesiqe nuk ka fytyre njeriu. Te dy bashke me kryeministrin bejne ciftin monstruoz te mashtrimeve e genjeshtrave. Keta e kane karakterin te atille. KAFSHE ME FYTYRA NJERIU.

  2. GJEJA qe dihet me shume se c;do gje ehte se ky K[ BASHKIAK eshte kapo mashtruesiqe nuk ka fytyre njeriu. Te dy bashke me kryeministrin bejne ciftin monstruoz te mashtrimeve e genjeshtrave. Keta e kane karakterin te atille. KAFSHE ME FYTYRA NJERIU.

  3. Veliaj po ben pune te shkelqyeshme, Tirana asnjehere ska qene aq e rregullt dhe e kendeshme sac eshte sot..

    Ndersa per ju komentuesit pesimiste, eshte per te ardhur keq qe e keni fokusin dhe mendjen vetem per shkaterrim, ndoshta jeni pjese e grupit dhe e biznesit PD, LSI ose PS, qe keni marre shkollen e larte private qe hapi biznesi i PD-LSI dhe prisni te beheni drejtora administrate ne shtet dhe te vidhni shtetin dhe parate e popullit (per nje vend pune) ashtu sic keni punuar keto 27 vjettet e fundit.
    Ata qe vjedhin shtetin dhe parate e popullit jane parazite dhe ndyresirat e kombit shqiptare, prandaj shpresoj qe e ardhmja du ju shperlaje te gjitheve.. Turp te keni qelbesira analfabete.

  4. Nuk kam asgje kunder prishjes se Teatrit , Nuk kam asgje kunder ndertimit te kullave ( sipas ligjeve ne fuqi ) , Tirana do zhvillohet kjo dihet dhe kullat duhen.

    Nuk me pelqen kur me genjejne ne kete fare menyre nga kryetari i bashkise per detaje ( qe perdoren per argumenta mbeshtetes) te ketij plani ndertimi/prishje. Nuk me pelqen qe kjo gje eshte bere pa konkurs persa i perket faktit se kush do ti ndertoje kullat . E di eshte e veshtire , sepse aty eshte dhe toke private dhe toke e bashkise , dhe nese privati zgjedh nje ndertues shteti nuk e detyron dot ta ndryshoje. Por shteti i ka te gjitha mekanizmat qe te behet njesh me privatin dhe te veprojne si nje grupim i vetem ne diskutimet , negociatat , marrveshjet me firmat ndertuese ne menyre qe te merret me e mira , por kjo behet me konkurs.

    1. Shume dakort me verjtjet e tua. Por Privati nuk mund te zhvillonte asnje lloj projekti ne token e tij pa lejen e bashkise. Pra privati do ti duhej ta ‘ulte bishtin’ persa i perket pretendimeve te tij per ndertuesin e tij dhe te pranonte nje NEGOCIJIM si nje ‘POROSITES’ i vetem per ndertimet qe do beheshin. Privati ka dhe interesin se tokes se tij i shtohet toka e bashkise qe do ti jepte shume here me teper vlere tokes se tije ( se tani siperfaqja totale behet me e madhe) .
      Une mendoj se ne kete histori privati nuk ka qene ( nuk duhet te ishte ) pengese per nje negocijim , konkurs, ankand, me disa subjekte qe jane dakort te ndertojne aty. Dhe pastaj te zgjidhej me i miri .

  5. Ky kerkim shkencor eshte udhehequr nga Anna Burna Menghini , nje nga profesoret me ne ze persa i perket arkitetkures. Dhe ne kete studim kerkimor shkencor ka marre si ndhmese dhe 3 studente qe pergatisnin tezen e doktoratures ne ate vit. ( ne gati te gjitha kerkimet shkencore te udhehequra nga profesore te njohur , marrin pjese, ndihmojne studente qe po bejne nje doktorature ne ate fushe)

    Une shoh qe ka egzagjirime ne te dyja krahet .. nje here kur kryetari i bashkise thote ‘studimi i te GJITHE PROFESOREVE ITALIAN’. kur aty eshte vetem nje profesore e ndihmuar nga disa studente.

    Nga ana tjeter shoh tendencen e gazetares Terpollari ta paraqesi kete si nje teze te thjeshte doktorature , jo si nje studim shkencor. Edhe po te ishte e tille do te ishte 100 here me mire se mendimet e ‘specialisteve’ tane te arkitektures.

    Per mendimin tim te dy palet EGZAGJIROJNE ( njeri per ti dhene me shume rendesi se sa ka vertet , dhe tjetra per ta ulur sa me shume te jete e mundur)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *