• |
ide | kryesore

Gjendet i vdekur në banesë 32-vjeçari nga Dibra, është qëlluar me armë zjarri

Lajme, Të fundit
Policia-diber.jpg



Një person është gjetur i vdekur në orët e para të ditës së sotme në oborrin e banesës së tij në Dibër.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë dhe policia raporton se 32-vjeçari E.K. është vrarë me armë zjarri.

Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *