• |
ide | kryesore

Gjukanoviç nuk di të tërhiqet, garon sërish për President i Malit të Zi

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi ka nominuar liderin e saj Milo Gjukanoviç si kandidat për zgjedhjet presidenciale që zhvillohen muajin e ardhshem. Gjukanoviç, ish kryeministër i cili ka anashkaluar Kremlinin, duke drejtuar vendin për në NATO, tha pas nominimit se Malit të Zi i duhet përgjegjësi për të zgjedhur mes rrugës së Bashkimit Europian dhe Moskës. “Ky vendim është shprehje e përgjegjshmërisë sime kundrejt trashëgimisë dhe nevojave për zhvillimin e Malit të Zi në të ardhmen’’, u shpreh politikani 56-vjeçar për mediat vendase. Deri tani 7 politikanë të tjerë kanë shpallur kandidaturën për zgjedhjet e 15 prillit. Gjukanoviç konsiderohet favorit mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *