• |
ide | kryesore

Kapërcimi befasues i Miranda Hobbes, nga “Sex and the City” në politikë

Paparazzi, Slider



Miranda Hobbes, personazhi i famshëm i seralit më të suksesshëm të të gjitha kohërave, si “Sex and the City”, sapo bëri kapërcimin më befasues në karrierën e saj. Dhe këtu, nuk po flasim për ndonjë rol të ri që i është besuar, apo sipërmarrje të re kinematografike.
Aktrimi dhe politika janë dy fusha komplet të kundërta por të kalosh nga njëra tek tjetra nuk është ndonjë habi. Miranda Hobbes e njohur për rolin e saj në “Sex and the City” vendosi të heqë dorë nga aktrimi për t’ju përkushtuar politikës. Një kapërcim befasues në karrierën e saj, duke u bërë mjaft bujë. Ajo ka vendosur që të sfidojë hapur në një garë elektorale, guvernatorin demokrat të shtetit të New York-ut, Andrew Cuemo, i cili do të kandidojë për një mandat të dytë në zgjedhjet e muajit nëntor.
Hobbes është mama e tre fëmijëve, ka pasur ndër vite edhe një rol produktiv me angazhimin e saj në kauzën e edukimit publik. Në një video të publikuar ditën e djeshme, çka praktikisht konfirmoi edhe kandidaturën e saj për guvernatore të New York-ut, ajo u shpreh: “E dua New York-un, por zyrtarët tanë e kanë braktisur. Ne jemi shteti më me shumë pabarabazi në vend”, deklaroi ajo duke vënë theksin në disnivelin në rritje mes të pasurve dhe të varfërve.
Protagonistja e serialit të famshëm, ku ajo intepreton rolin e një avokateje të suksesshme, shpalli zyrtarisht kandidaturën për palën demokrate, në zgjedhjet e ardhshme për guvernatorin e metropolit të New York-ut!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *