• |
ide | kryesore

Kullat/ Vjedhja që fshihet pas betejës për teatrin e ri

Arkiva, Kryesore



Aktorët dhe regjisorët, të ndarë mes tyre në lidhje me faktin nëse duhet ndërtuar një teatër i ri apo duhet ruajtur i vjetri, nuk janë gjë tjetër veçse marioneta të një shfaqeje që është projektuar gjetkë: në zyrat e Edi Ramës, ku po ndahen llokmat e fundit të vjedhjes së tokave publike të kryeqytetit.

Po t’i rikthehesh historisë se si u ringjall ideja e shkatërrimit të godinës së dikurshme të “dopolavoros”, mashtrimet i kanë lënë vendin njëra- tjetrës.

Fillimisht u tha se trupa e teatrit do të zhvendoset drejt sallës “Turbina” sepse, pas disa rregullimeve, në sallën e vjetër do të luajnë edhe artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më pas, i paturpshëm siç di të jetë vetëm ai në mashtrim, Erion Veliaj, nxorri teorinë se godina aktuale e TK, përmban lëndë që shkaktojnë kancer. Pastaj u tha se teatri do të prishet për t’u ngritur një i ri. Por kur protesta mori përmasa dhe reagimi publik filloi të ndihej, ministrja e Kulturës u betua përpara aktorëve se nuk ka një projekt për godinë të re. Ose ajo gënjeu hapur, ose këtë e bëri kreu i bashkisë së Tiranës, i cili vetëm një javë më pas, u tregoi disa aktorëve skicat e godinës së re duke i siguruar se ajo nuk do të ishte poshtë një kulle.

Nuk kaloi shume kohë dhe Edi Rama doli në krah të arkitektit danez Bjorke Ingels për të prezantuar maketin e godinës së re, të cilën shumë specialistë e konsideruan si një plagjaturë të studios ukrahinase “Forma”, që kishte konkurruar me këtë projekt në Korenë e Jugut.

A tregonte kjo plagjaturë se kemi të bëjmë me një zgjidhje të aty për atyshme, sa për t’i hedhur hi syve publikut? Pse nga ky teatër i ri u shfaq vetëm pamja e jashtme, pa sallat dhe mjediset ndihmëse? A nuk janë ato të parat që do duhej të siguronin aktorët, dhe jo vetëm, për një institucion të vërtetë artistik? Me ç’konkurs u vendos që teatrin e ri do ta projektonte Bjorke Ingels? A u bë garë për këtë?

Të gjitha këto pikpyetje të mbetura pa përgjigje dhe ato mashtrime që i lanë vendin njëra- tjetrës, të krijojnë sigurinë se puna e teatrit ishte vetëm loja. Se nën fasadën e betejës për të, ka pasur një tjetër preokupim: si do të zaptohej toka publike që gjendet pas tij për të ndërtuar në atë zonë me fitime marramendëse.

Dhe llogaria është e thjeshtë : Teatri do të zërë afërsisht 3 mijë metra katrorë ndërtim. 4 mijë metra të tjerë do t’i falen ndërtuesve privatë që do të ngrenë dhe godinën e teatrit. Përpos pjesës që dikur i takonte oborit të teatrit, atyre do t’i jepen edhe 2.500 metra katrorë truall publik. Kështu, sipas një llogarie që kishte bërë TPZ.al, ndërtuesi, një klient i Ramës dhe Veliajt që ka marrë pjesë edhe në vepra të tjera publike në Tiranë, do të përfitojë 5.300 m2 tokë ndërtimi, ku do të ngrihen 7 kulla deri në 23 kate, me një sipërfaqe prej 55 mijë m2 dhe me një biznes, kostoja e të cilit arrin deri në 140 milionë euro.

Pikërisht se gropa këtë radhë është shumë e madhe dhe e thellë, në prezantimin e Teatrit të Ri, Rama tha si nëpër dhëmbë se ky operacion financiar do të kalojë me një ligj të veçantë në Kuvend.

Pra ligji do të bëhet në emër të teatrit, për të përligjur këtë vjedhje dhe paratë do t’i fusë në xhepa tjetërkush.

Nëse prioritet, ashtu sikurse thuhet, do të qe gjetja e një mënyre për të ngritur një Teatër Kombëtar serioz (pavarësisht debatit a duhet prishur i vjetri apo jo) logjika duhet të kishte qenë tjetër. Shteti do të kishte ofruar atë që ka, tokën publike, dhe do të kishte pritur se kush do të jepte ofertën më të mirë për të pasur këtë “minerë floriri” në mes të Tiranës, kush ndërtonte një teatër sa më dinjitoz dhe kush ofronte një projekt me impakt sa më të mirë mjedisor.

Por në fakt këtu ka ndodhur e kundërta. Eshtë shmangur çdo lloj konkursi. Eshtë shuar çdo lloj gare. Janë caktuar projektuesit dhe përfituesit. Sepse qëllimi i vërtetë nuk ka qenë teatri, por se si të përdoret ai për të nxjerë miliona nga toka e begatë që e rrethon atë.

Prandaj kjo është një histori e pastër grabitjeje dhe sherri i aktorëve për godinën e re apo të vjetër, nuk është veçse një shfaqe e provokuar marionetash.

©Lapsi.al

VIDEO/ Si do të ndërtohen 7 kulla pas prishjes së Teatrit Kombëtar

Dalin fakte të reja/ Trualli i Teatrit Kombëtar do të zaptohet për të ndërtuar kulla (FOTO)

Kullat/ Si kanë ndryshuar alibitë e Veliajt

Pse do rrethohet teatri me kulla? Veliaj: Nuk kemi lek për ta ndërtuar vetë



13 Comments

  1. Nje gje nuk po kuptoj, ku ndryshon ky tjetersim i pasurise publike nga tjetersimi i bere tek “Rana e Hedhur” ne Lezhe?

    1. O ari polar:të dy rastet janë VJEDHJE ME MËNYRË MAFIOZE! Po te Rana e Hedhun U vodh fshehurazi këtu po vidhet ashiqare. Nuk jam kundra një teatri të ri. I vjetri le të shembet por ato kulla janë gozhdë e ngulur në zemër të qytetit. Pastaj çfarë do ti lëmë qendrës së qytetit? Ose të mos e quajmë më TIRANË por KULLARAMISTAN! Dhe diktatori Hoxha kur bënte ndonjë ndryshim të vogël në qendrën e qyteteve thirrte specialistët më të zotë të kohës, i jepte të drejtë vendimmarrjeje dhe e pershtaste ndryshimin me historikun dhe karakteristikat e qytetit. Këtu çdo gjë po e bën PPP!

  2. Aktoret e deshtuar te Saliut na u bene edhe arkitekte edhe kryetar Bashkie! Llumi i PD eshte edhe tek Ndrenika,koqja Kapexhiu, ju kujtohet “dueli i Heshtur” besoj! Ne kemi jetuar ne Shqiperi dhe te gjithe e dime se si ankoheshin aktoret per gjendjen mizerabel te teatrit kombetar! Me kujtohet nga fundi i viteve 60 dhe fillimeve 70 kishim frike te shkonim se aktoret thoshin se do te shembet! Deputet aktore te PD bejne politike jo Art!

  3. nESSUNO KA BERE NJE KOMENT REAL.rAMA KERKOJNE ATA TI LAJMEROJE EDHE KUR SHKON NE BANJO.PAK SE MARRIN RROGEN QYL.

  4. Te nderuar vllezer shqiptare, kur lexoj e degjoj akuzat e vleresimet e disa udheheqesve dhe perfaqesuesve te Opoziters dhe qyftave te Shkullakut,Lubonjes,Leles e shume autoparlanteve te opozites me gjendem ne dileme besimi sepse nga ana tjeter degjoj vleresimet dhe komplimentet e njerezeve me kompetent te BE-se, dhe sot degjova zonjen Mogherini ajo qe eshte ne postin e Solanes ne Komisionin Europian e cila me nje fjale lavderoi punen e qeverise s3e Edi Rames dhe tha se si ne planin e brendshem ashtu edhe ne politiken e jashteme Shqiperia dhe Edi jane 100% ne rrugen e duhur.Ishte nje tubim i miqeve te Shqiperise.Dilema ime eshte kush jane miqte e vertete dhe kush armiqte e Shqiperise ne kete rrafsh.As nga armiqte me te eger te Shqiperise nuk gjene aq shume akuza,etiketime dhe vleresime monstruoze sa nga radhet e opozites dhe mercenareve te saje mediatik madje perpiqen ti plasojne neper qendrat nderkombetare te vendosjes ne Europe e Amerike.Nga Ato qendra degjoj vleresime pozitive dhe perkraheje per Shqiperine dhe qeverine e saje si dje Juncker e Han e sot Mogherini.Une mendoj se duhet vete shqiptaret te identifikojne miqte dhe armiqte e tyre ,”armiqte” te cilet nga ambicja e semuar per pushtet nuk hesitojne te lyapin ndihme edhe nga qarqet ruse.

  5. Te ben pershtypje,sigurisht te keqe qe : te gjithe komentuesit qe mbrojne Andin ne qendrimet e tij qe udhehiqen nga Urrejtja kunder Rames eshte themel i ketyre qendrimeve pro Berishes! Keta komentues nuk dine te shkruajne shqip! Te gjithe jane saliniane medioker gjysem analfabete! Llymi na mbuti te dashur shqiptare! Plehrat po bejne te gjitha perpjekjet per te penguar vendin te filloje bisedimet me BE! Lexoni si shkruan }aaari” apo “aaaaariu polar”!

    1. He se nuk varen bisedimet me BE nga berja apo jo e PPP teatral. Edhe per ju te dashuruarit pas Rames mund te behen shume vrojtime, si per shembull qe jeni shume propagandistik dhe dizinformues, aq sa te krijoni vetvetiu reminishenca Enveriane. Thuajeni troc se ku e keni hallin. Kur vjen puna per prishjen e nje godine fashiste jeni tejet te ekzaltuar, ndersa kur flitej per prishjen e Piramides filluat te fusnit duart ne goje e te shkulnit floket nga histeria se mos po ju prishej mazoleumi i Xhaxhit. Tani jeni “reformuar” dhe na jeni bere dashnoret e Xhaxhave oligark.

  6. N’cuq.

    Pune e lavderueshme, por keni harruar 4 katet parkingje/magazina/etj… poshte, secili 5000m2.

    Pra 4x5000m2=20000m2 + 55000m2=75000m2x2500Euro/m2=rreth 200 milione Euro

  7. E paimagjinueshme deri ku mund te shkoje de-personalizimi i komentuesve te kuq. Nga urrejtja qe kane per cdo gje qe nuk del nga goja e kryemashtruesve Rama-Veliaj, ne stilin tipik komunist, jane gati “te falin edhe femijen ne emer te partise”. Asnje koment per faktin qe, si ne cdo vend normal, ceshtja duhet te ishte zgjidhur me gare, ne favor te
    interesave te shtetit si edhe te femijeve te komentuesve te kuq. Flisni per llum te PD, por keni llumin e kuq deri ne palce…

  8. MEKATI MORTOR I RAMES
    Rama me shoke e kane nje mekat mortor,”shume te rende”, te pafalshem.Ai ne vitin 2013 fitoi voten e popullit dhe shendrroje parajsen tuaj qe kishit krijuar me djersen dhe gjakun e shqiptareve ne sketerre.Gjithe kjo zhurme eme akuza monstruoze,me klithma e ulurima eshte pasoje e ketij mekati “te madh”.Jo kundershtar ,por armik i madh eshte ai qe te prish rehatine,begatine pa mund dhe pse jo vetem qe te ndale burimin e pasurimit pa mund por eshte kercnim se mund te humbish te gjitha madje edhe te perfundoshpa hekurave.Ky eshte shkaku pse secili veprim i Rames dhe kesaj qeverie sado i frytshem per ju eshte kercnim dhe humbje shprese se mund te riktheheni ate qe humbet.Harroni se Rama nuk ka kohe as interes te merret me klithmat dhe paniken tuaj.Kulmi i mekatit eshte reforma ne drejtesi qe ju pervlon dhe ua dridhe token nder kembe.Eshte kjo shpate qe u qendron mbi koke te gjithe atyre te pashpirteve qe vrane,vodhen dhe neperkemben shumicen e shqiptareve qe sot ballafaqohen me varferine dhe paprespektiven .Reforma ne drejtesi fale SHBA-ve do jete garanca e njerezeve te thjeshte e 95% te shqiptareve karshi hajnavepushtetare,dhe gjithe atyxre qe i ropen tash 27 vjete. Kjo eshte arsya pse Rama ka mbeshtetjen e shumices dermuese te shqiptareve dhe aleateve amerikane e europian te cilet nuk ju besojne fare genjeshtrave dhe intrigave tuaja.

  9. Shkrimi ka nje fraze lapidar “Eshte shmangur c’do lloj konkursi…”
    Eshte ky thelbi i kolapsit te ekonomise shqiptare ne teresi nga ky pusht-Shteti i Rames. Shmangja ose me mire, prishja e konkurences qe eshte Alfa e Ekonomise Tregut.
    Ky pusht-Shtet filloi dhenien me koncesion te gjithckaje pa asnje lloj tenderi. Aq sa u detyru FMN dhe urdheroi ndalimin e menjehershem te koncesioneve. Ky pusht-Shtet ka rrenuar ekonomine gjithandej nga qe ka eliminuar konkurencen e lire, celesin e suksesit ne Ekonomi Tregu. Zevendesimi i konkurences lire me abuzimin e pervetesimit nepermjet ca makinacioneve ka sjelle kolapsin ne ekonomi. Kete praktike abuzive ky pusht-Shtet e ka shtrire gjithandej. Kerkon te privatizoje Shqiperine komplet. Kerkon qe Ekonomia te jete e tera ne dore te ketyre Rilindjoteve sipas parimit bolshevik “Gjithe pushteti sovjeteve”.

  10. TURP!!!!!!!!!!!!!
    HAJDUTE!
    PASTROJNE LEKET QE KANE MARRE, KU TI COJNE?
    NE BANKE NUK I FUSIN DOT, AS JASHTE AS BRENDA.
    PRANDAJ JANE TE DETYRUAR TE NDERTOJNE.
    TEK KULLAT JANE DY BASHKE: RAMA DHE BASHA.
    BASHA ESHTE NJE FELLIQESIRE QE E SHKATORROI PD DHE NDJEK VETEM INTERESIN E VET PERSONAL. PASTRON DHE AI LEKET E VETA. E DI QE SKA SHANS TE BEHET LIDER POLITIK, PRANDAJ TANI O BURRA TE RREGULLOJE LEKET E VETA.
    O HAJDUTE!
    VDEKSHI, SE LEKET TONA JANE. LEKET QE MUNGOJNE PER SHKOLLA, ILACE, ASISTENCE, RRUGE, TAKSA TE LIRA, PENSIONE.

    JU VRAFTE ZOTI! MOS I GEZOFSHI!
    JU VRAFTE ZOTI

  11. Gazetare te lapsit, nuk jeni gje tjeter vecse ca frikacake qe lakmoni te jeni te lig si Rama, por vete nuk e beni dot , populli ka nje shprehje per kete “qejfi ta ka b… sta mban.” . Nese jeni kaq te ndershem perse nuk flisni me emra konkrete, pse permendni vetem studiot qe bejne projektet , por jo ata qe i zbatojne. Dihet qe parate i marrin dhe menaxhojne firmat zbatuese. Flisni per miq afer rames e erjon veliajt, por emra nuk ka . NESE NUK E DINI MOS FLISNI KOT. Nese e dini thoni kush jane …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *