• |
ide | kryesore

Çështja bëhet serioze: Digitalb mbron Ildën, deklaratë zyrtare kundër Muç Nanos

Paparazzi



Debati Mustafa NanoIlda Bejleri ka kaluar kufijtë e asaj që mund të quhet “hidh e prit” në portale. Ka qenë vetë “DigitAlb” që ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, të transmetuar edhe në emisionin Top Show Magazine të kësaj të mërkure në Top Channel mbi këtë debat duke i konsideruar komentet e bëra nga Nano, “një formë sulmi të hapur personal kundrejt dy prej moderatoreve sportive”.

Në deklaratë thuhet ndër të tjera se debati është ngritur gabimisht nga “një joprofesionist i fushës dhe një moderatoreje, e cila në performancën e saj ka tri cilësi në ekran, gazetare, moderatore dhe imazh. DigitAlb vëren me keqardhje, që debati ka mangësi që në zanafillë”.

Platforma televizive me pagesë merr në mbrojtje Ildën se “nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshjen, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit a të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj”.

Për Ildën thuhet se ajo është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh duke shtuar se: “Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm, duke nxjerrë atë element jashtë së tërës”.

Megjithëse pa emër nuk mungojnë as shigjetat e DigitAlb kur shkruan se “televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio, e së fundmi edhe si moderatorë programesh, e cila po bëhet një tendencë; nga varfëria e ideve të personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin.

Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e gjatë të DigitAlb.

Kujtojmë se gjithçka nisi nga një koment i gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij “Provokacija” Abc News i cili e konsideroi vulgare dhe të ekzagjeruar veshjen e gazetareve të Supersport, Ilda Bejlerit dhe Bora Zemani në drejtimin e emisioneve sportive. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Téééémééénnn oooooo. ,,çté ngulur i paskan ber ktij bole nanos,do i djegi shum,ja kan ngul me gjith gogla,ha ha ha,kur ben dhe ky opinionist pale ka vajt per lesh televizioni dhe Shqypnia

  2. Kë të qash më parë, Muçin që nuk lë gjë pa sajuar vetëm e vetëm që dikush të kujtohet për të dhe ta mbajnë në gojë apo këto “gazetaret dhe moderatoret sportive” të cilat notojnë në mediokritetin dhe prostitucionin televiziv.

    Zgjidhja është mosndezja e tv ose fshirja e të gjitha kanaleve shqiptare nga kujtesa e televizorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *