• |
ide | kryesore

Flet Rudi Xhuliani: A ka ndërhyrje ruse në Shqipëri dhe Kosovë

Lajme, Të fundit



Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani ka komentuar raportet mes SHBA dhe Rusisë, si dhe shtrirjen e influencës ruse. Në emisionin “Opinion”, Xhuliani tha se Rusia është një fuqi po aq false sa ishte gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik.

“Ne i mbivlerësojmë ata. Mendoj se është mirë ta mbivlerësosh armikun. Më mirë sesa ta nënvlerësosh atë. Unë mendoj se ata janë një vend i fortë por nuk janë asgjë në krahasim me Kinën. Kina është një vend i fortë. Një vend më i pasur. Ndërsa ne jemi 2 apo 3 herë më të fuqishëm ekonomikisht se Kina dhe gati 8 herë më të fuqishëm ushtarakisht”, – theksoi ai që fajësoi rëndë Obamën dhe Klinton për mënyrën se si u sollën me Rusinë duke i dhënë Putinit çfarë ai kërkonte pa marrë asgjë.

“Unë mendoj se Putini e pa këtë dhe tha: “Unë mund t’i shkel me këmbë këta njerëz. Ata janë budallenj, ata janë të gatshëm të japin pa marrë asgjë në këmbim, ata nuk negociojnë fort siç bëj unë.” Unë mendoj se kjo i dha forcë atij që të hynte në Ukrainë. Në Gjeorgji në fillim. Gjeorgjia ishte një kufi i vogël. Ukraina ishte arritja e vërtetë. Dhe ai e goditi atë shumë fort” – tha Xhuliani.

“Një sulm ndaj Polonisë do të niste një luftë botërore. Do e kishin të gjithë Evropën kundër. Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e duan këtë. Unë mendoj se ata duan vetëm të ngacmojnë. Estonia ka disa probleme në veri.
Mendoj se vendi juaj është në formë të mirë sepse nuk ka ndikim rus këtu. Kjo është ajo çka dua të them në lidhje me rezistencën ndaj Rusisë.

Kosova? Po. Mendoj se ky është problem. Por besoj gjithashtu se rusët po kërkojnë më shumë në veri. Më shumë si në Estoni. Ndoshta jo dhe aq në Letoni, ata janë pak më perëndimorë tani. Estonia ka një popullatë të madhe ruse” – tha Xhuliani.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *