• |
ide | kryesore

FOTO/ Deputetët e Kosovës ia shtrojnë me byrek dhe dhallë në sallën e Kuvendit

Pikante



Seanca parlamentare në Kuvendin e Kosovës ku po shqyrtohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është ndërprerë disa here, pasi deputetët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës, por orët e gjata të pritjes duket se i kanë lodhur disa prej deputetëve.

Ligjvënësit siç shihet edhe në foto janë detyruar të hanë bukë në tryezat e Parlamentit. Dy deputetë kanë zgjedhur që të konsumojnë byrek dhe dhallë brenda sallës. Ky mund të konsiderohet si një rast i rrallë, pasi politikanët shqiptarë jemi mësuar t’i shikojmë në lokale luksoze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *