• |
ide | kryesore

Gjirokastër, hajduti i shpenzon lekët në kazino përpara se të arrestohet nga policia

Lajme



Një grabitje me maska tronditi paraditen e sotme lagjen ‘Manalat’ në Gjirokastër. 29-vjeçari Arbland Demçaj, banues në Gjirokastër, hyri në shtëpinë e shtetasit A.Ç, 67 vjeç. Në momentin e ngjarjes ishin të pranishëm i zoti i shtëpisë, si dhe bashkëshortja e tij L.Ç 58 vjeçe. I riu i maskuar është konfliktuar me çiftin e bashkëshortëve, duke i dhunuar ata. Ai mori nga banesa dy telefona celularë të markës ‘Samsung’, disa bizhuteri, një unazë e një varëse, si dhe 10 mijë lekë të reja. Policia thotë se këtë shumë parash 29-vjeçari e kishte shpenzuar në lojëra fati. Brenda pak orësh u bë i mundur arrestimi i tij, ndërsa çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *