• |
ide | kryesore

Ironia e Lubonjës: Është bërë të mallkojmë Ramizin që ia la vendin, Berishës, Metës, Ramës…

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka folur me tone të ashpra për sistemin e drejtësisë pas rastit të tjetërsimit të pronave në Lezhë. Sipas tij kjo nuk është e vetmja zonë ku ka pasur manipulime, por në të gjithë Shqipërinë është bërë kërdia. I ftuar në studion e lajmeve në “News24” Lubonja e krahasoi situatën në vend me shprehjen e Çërçillit, “situata është serioze, por jo e pashpresë”, por duke e kthyer atë në të kundërtën.

“Unë e shikoj si një metaforë të Shqipërisë atë ngjarjen e Lezhës. Mendoj që vetëm ndonjë budalla nuk beson që atje është bërë kërdia. Që është bërë kërdia me pronat e detit atje kjo nuk diskutohet” – thotë Lubonja që shton: “E dyta, që besoj se vlen është fakti se ajo zonë dhe mënyra sesi është menaxhuar Lezha nga pushtetet tregon atë që kemi ndërtuar ne. Një lloj shteti që nuk është shteti që i shërben qytetarëve por që është kapur dhe që përdoret nga më të fortët që janë njerëz të politikës por edhe njerëz të tjerë për tu grabitur”.

Lubonja thotë se protesta e qytetarëve në Lezhë para gjykatës në mbrojtje të kryebashkiakut i kujton çështjen “Tahiri” dhe protestat e mbështetësve të tij kur diskutohej çështja e arrestimit.

“Mendoj që do të duhej, kur shikon këtë katrahurë që është bërë me tokat dhe me shumë gjëra, me jetë njerëzish që kanë ikur, të vjen mendimi që edhe ne që kemi qenë në burg, të mallkosh Ramiz Alinë që e la në dorë të Sali Berishës, e kompani dhe Fatos Nanos e Ilir Metës e Edi Ramës këtë Shqipërinë mbrapa” – tha me ironi Lubonja.

“Cili është thelbi? Unë mendoj se ka indiferencë sepse indiferenca është midis shtetit të së drejtës dhe drejtësisë. Në karrigen e pushtetit ulet ligji, nuk ulet personi. Pushteti është i ligjit. Përpara ligjit janë të gjithë njësoj dhe vendos ligji” – shton ai.

Çfarë bëri Sali Berisha? Ai bëri një ligj, por nuk respektoi as ligjin e ri, por bëri një ligj për pronarët e vjetër. Kush ishte më i forti nga pronarët e rinj e merrte ai me ligjin e ri. Kush ishte më i forti nga pronarët e vjetër e merrte ai, sepse e kam nga gjyshi. Ky është shteti ku nuk është ligji në pushtet po janë të fortët njerëzit në pushtet. Ose e shpërfillin ligjin ose e kanë, por e ndërrojnë sa herë ju intereson” – tha Lubonja i cili e mbylli me shprehjen e Çërçillit.

“Ka dhe një shprehje që “gjendja është e pashpresë, por jo serioze”. Këtë nuk e them unë, por e tha asnjëri nga deputetët holandezë që i ktheu përgjigje asaj që i tha Çërçilli që “gjendja është serioze, por jo e pashpresë”. Pra për ne mund të thuash edhe kështu që “gjendja është e pashpresë, por jo serioze” dhe kjo është qesharake” – e mbyll Lubonja.



6 Comments

  1. dhe ty bushatin,vllezrit nauarko,sokol palla,nikoll lesi,anastas janatullos ngjela,oreq zogu,mingjozi,artan hogja i news 24,etj qe dolet me me 21 janar.mis te flas pet funderrinat e ajkat e kazanit muq nano ,anila basha,vangjeli,vasjari,iljazaj etj,

  2. Mund të jetë një dëshirë e Lubonjës që Ramizi të nos ja “lëshonte” pushtetin Berishës, por rrezimi i sistemit diktatorial enverist në Shqipëri, në fillim vitet 90-të, nuk erdhi si “deshirë as e Ramizit e as si dëshirë e Berishës.
    Kur i është dashur Lubonjës të “analizoje” se përse u përmbys sistemi diktatorial njëpartiak komunist në Shqipëri, i është afruar shkaqeve të kësaj përmbysje qoftë edhe nga përvoja personale.
    Eshtë një e vertetë e pakontestueshme se në këto 27 vite të sistemit demokratik pluralist, është bërë një kasapanë e madhe me pronat në Shqipëri.
    Por nuk ka sepse të fajësohet ligji 7501, si shkaktari kryesor i kësaj kasapane.
    Ky ligj ishte një reformë agrare me parime demokratike jo vetëm për t’ju kthyer pronarëve tokat e tyre, por edhe si një reformë e daljes së Shqipërisë nga sistemi i plotë feudal monarkik e feudal komunist
    Nese deri në vitin 1944 Shqipëria kishte një sistem feudal me pronësi latifondiste të tokave, në diktaturën enveriste u kalua në një sistem super feudal, ku e gjithë Shqipëria konsiderohej si pronë e një diktatori komunist që mund të bënte çfarë të donte, jo vetëm me tokat, por edhe me njerëzit.
    Ligji 7501 synonte që në Shqipëri toka t’ju jepej jo vetëm feudalëve të vjetër e ti hiqej kryefeudalit “të ri” diktator, por edhe të zgjidhte problemin social duke e shpërndare sipërfaqen e shtuar të tokës. edhe tek ata që nuk kishin fare tokë. Sa shqiptarë kishte Shqipëria e vitit 1944 që nuk kishin asnjë pëllëmbë tokë e punonin si argatë në tokat e feudalëve ? Të tillë ishin mbi 70% e fshatarëve, që në të njejtën kohë përbënin edhe po 70% të popullsisë së përgjithëshme.
    Cila parti do të mund të fitonte votat e 70% të këtyre shqiptarëve, nëse nga feudali “i ri” Enver Hoxha, do t’ju ktheheshin tokat vetëm 5% të latifondistëve .
    E pra Partia demokratike si një forcë e re politike ndaj asaj komuniste, nuk mund të dilte me një program politiko-ekonomik të sistemit monarkist feudal, por hodhi idenë që Shqipëria të bëhej si Europa që kishte më së paku një shekull që e kishte hedhur tej sistemin feudal monarkist e kishte përqafuar sistemin demokratik, edhe me reforma agrare.
    Fakt është se aplikimi i ligjit 7501, , problemet më të mëdha i pati në zonat fushore, ku pronarë të mëdhej të tokës ishin feudalë latifondistë e prona publike shtetërore. Në zonat malore ku pjesa më e madhe e fshatarëve kishin pasur pronat e tyre, ky ligj nuk solli ndonjë problem të madh. Lëvizja e lire e njerëzve solli një tjetër problem social. Banorë të zonave malore me toka të pakta e të varfëra, vërshuan në zonat fushore me shpresën se mund të zbusnin varfërinë e tyre.
    Ligji 7501, me aq sa e kam lexuar dhe po diskutohet edhe sot me rastin e Lezhës, ndalonte ndarjen e tokave bregdetare e kënetore. Asnjë bujk fshatar nuk lakmonte “tokën e zanë” ranën e kënetat, por toka bujqësore për ti punuar e ushqyer. Lakmia për rërën e bregdetit, filloi me shpërthimin e turrizmit e me ethet e ndërtimeve kaotike e të paligjëshme në to. Pra , të gjitha tokat e zaptuara në bregdet, janë në kundërshtim me ligjin 7501.
    Abuzimet me fallsifikime të pronësisë, në kundërshtim me ate ligj, filluan edhe para vitit 2000, por vecanërisht pas këtij viti, këto abuzime u bënë masive në gjithë bregdetin shqiptar.
    Nëse do ti referohemi bregdetit të Shqipërisë se mesme, i vetmi plazh i shfytëzuar (nga shteti e jo pronarët privatë), ishte plazhi relativisht i madh i Durrësit, që nuk i kalonte një kilometër gjërësi. Nga ky kilometër plazh, ky bregdet sot na është mbushur me ndërtime e plazhe private që fillojnë nga pranë Durrësit e vazhdojnë deri në Divjakë. Nga na i dolën gjithë këto pronarë rërës se detit ku më se paku 80% e gjatësisë së këtij bregdeti ishte zonë e ndaluar kufitare që ruhej nga ushtria ?
    Ishte pra pikërisht abuzimi me ligjin 7501 ai që e solli këtë realitet. Ishte shkelja e këtij ligji e jo se e kishte fajin ligji siç thotë Lubonja.
    Se kush i ka përgjegjesitë më të mëdha nga “politikanët” që kanë bërë abuzime me pushtetin, pa u futur në labirinthin e marifeteve korruptive, do të bënim pyetjen se cila forcë politike ka qeverisur në këto zona.

  3. Ti mjeran abc fshihesh mas gishtit per ligjin 7501, mashtron veten ne emer te saliut komunist, kollovari Ramizit ne PD, ky ligj nuk beri reforme, si e propozun pronaret me godon, ky nje tjeter kelysh I ramizit & nexhmijes, reforme ku pronari te merrte edhe ai, kurse saliu s’i dha pronarit asgje e synimi qe qe Jo vetem pronaret te mos mekembeshin e t’i merr in pushtetin kamunistave por edhe e mbi te Tera qe Shqiperia te behej kjo xhungel qe sheh zotrote, po ti do te ndash saliun si e keqja me e vogel, mjeran, mbylle gojen ti e saliu e te tjeret, o vemie mjerane!, sus, plehra te ramiz& nexhmije, keni mallkimin e shqiptareve dhe do mbeteni ne histori nji shkalle me poshte se hoxha, o kriminele te krymbur, sus!

  4. Saliu I dha pronareve vetem gjyqe pambarim
    dtth shpenzime & shkaterrim psiqik,
    duke zbatu platformen katoviciane te ramiz hijen- eunukut, fute ti e saliu te verteten ne llum, AJO aty eshte, e nxjerr e ndrin!!!(vetem llumi shpellar mund te guxoje te mos pushoje se mashtroje paftyrsisht edhe kur e Verteta eshte siper, mjerane kucedrore, AMA historia nuk mashtrohet, makut- krokodilet po krokodile thirren e shkruhen, sado b.lepires t’i bejne tualet, psh sali shpellari na shiiijonte ne maje te gerxhit Edith Piaf, aman o cjap…
    Makut- kriminele llum i llumeve do shkruhen, sepse akoma nuk mesuan Jo- shpellarine: mashtruesi plak mashtron vetem veten!!!kane rruar 29 vjet ne ‘surele’, po bajga se bajga shpellare reflektojne e jane e ashtu do mbeten, Historia eshte e pameshireshme, mjerane, mjer ai qe matet me TE,
    SUS!!

  5. Saliu I dha pronareve vetem gjyqe pambarim
    dtth shpenzime & shkaterrim psiqik,
    duke zbatu platformen katoviciane te ramiz hijen- eunukut, fute ti e saliu te verteten ne llum, AJO aty eshte, e nxjerr e ndrin!!!(vetem llumi shpellar mund te guxoje te mos pushoje se mashtroje paftyrsisht edhe kur e Verteta eshte siper, mjerane kucedrore, AMA historia nuk mashtrohet, makut- krokodilet po krokodile thirren e shkruhen, sado b.lepires t’i bejne tualet, psh sali shpellari na shiiijonte ne maje te gerxhit Edith Piaf, aman o cjap…
    Makut- kriminele llum i llumeve do shkruhen, sepse akoma nuk mesuan Jo- shpellarine: mashtruesi plak mashtron vetem veten!!!
    Kane rruar 29 vjet ne ‘surele’, po bajga se bajga shpellare reflektojne e jane e ashtu do mbeten, Historia eshte e pameshireshme, mjerane, mjer ai qe matet me TE,
    SUS!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *