• |
ide | kryesore

Justin Bieber në krahët e një bjondeje, larg Selenës

Paparazzi, Slider



Mesa duket Justin Bieber po e merr veten nga ndarja me Selena Gomez. Edhe pse nuk e konfirmuan zyrtarisht se u rikthyen së bashku, dyshja e njohur mesa duket janë ndarë sërish. 24-vjeçari është fotografuar në Los Angeles me një grup shokësh teksa dilte nga një pub.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë një vajzë bionde që e shoqëronte Justin gjatë gjithë kohës. Daily Mail shkruan se kjo mund të jetë vajza me të cilën Justin po shoqërohet pas ndarjes me Selena-n. Nuk dihet ende nëse ata të dy janë ndarë, apo është thjeshtë një “lojë” e çiftit për të fshehur lidhjen e tyre. Gjithsesi, lind pyetja kjo vajza misterioze kush është?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *