• |
ide | kryesore

Kërkohej nga Italia për tentativë vrasje, arrestohet në Lezhë 40-vjeçari nga Mamurrasi

Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar nga policia e Lezhës për llogari të autoriteteve italiane.

Gazmir Pepmarku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi: Autoritetet Gjyqësore Italiane më datë 15.01.2018 kanë lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



1 Comment

  1. E gjithe zona nga fushe kruja deri ne lezhe eshte plot kriminele, kriminele individuale e shune pak grupe te organizuara. Ne mamurras dhe lac ta kesh cunin qe thyen shpia ne itali rshte zotesi, kush eshte ne itali dhe merret me pune krahu quhet budalla dhe i paafte, ia ben me gisht i gjith qyteti dhe fisi. Eshte nje zone qe fatkeqesisht mbizoteron ligji i te fortit, vetem i forti dhe krimineli respektohet, intelektuali dhe i drejti shikohet si komunisti i fundit qe ka ngelur. Per hir te se vertetes ne qytetin e lezhes ka intelektuale e njerez me parime po keta jan minorance. Numri i krimineleve eshte tmerresisht i larte. Eshte ceshtje kulture dhe familjare. Ky problem nis qe ne familjet e ketyre zonave, po spate nje te forte ne shpi, qe te zgjidh pune e te tjeret e kan frike, je komplet i humbur, perfundon si keta tipat qe iu marrin pronat. Ahh ky tipi qe ka bere denoncimin nuk e di se ca e pret. Ben mire te emigroje me familjen e te kerkoje azil. Ata qe jan marre me keto pune jan “te forte” te klasit te pare qe se njohin shtetin dhe smund te lejojne t’iu ulet hunda nga nje “i paafte”. Pse keto zona nxjerrin perdite kriminele? Shpjegimi eshte i thjeshte, mentaliteti dhe kultura! Duhet dekada qe ndryshoje. Shteti dhe shoqeria ne pergjithesi duhet ta luftojne kete mentalitet si ne media ashtu dhe ne cdo ambient diskutimi. Duhet investuar shume ne arsim ne keto zona. Vetem keshtu mund te ndjehet ndryshimi oas 2-3 dekadash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *