• |
ide | kryesore

Kosova voton Demarkacionin, tym dhe flakë në Kuvend

Kryesore



Kuvendi i Kosovës ka votuar me 80 vota pro marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në një seancë maratonë, e cila u ndërpre disa herë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kundër votuan 11 deputetë, ndërsa s’kishte asnjë abstenim. Kosova dhe Mali i Zi kishin nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë Marrëveshjen e Demarkacionit, por ajo nuk mundi të ratifikohej në Kuvend pas disa përpjekjesh të njëpasnjëshme duke sjell edhe rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës. Ratifikimi i kësaj marrëveshje ishte kushti i Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Tani pritet që ky proces të marrë dritën jeshile.

Zhvillimet gjatë seancës maratonë mes gazit lotsjellës dhe tymit.

Bombulat me gaz lotsjellës janë u hodhën në anën e Kuvendit ku ulen deputetët e LDK-së. I dëmtuar lehtë nga gazi lotsjellës mbeti deputeti Ramiz Kelmendi, i cili ishte i sëmurë megjithatë merrte pjesë në seancë. Pavarësisht kësaj, Ramiz Kelmendi tha se “nuk dorëzohet kollaj”, pasi ikja e tij do të cënonte shumicën e arritur me vështirësi prej 80 votash.

Deputeti goran, pjesë e Listës Serbe, ishte vota që siguroi ratifikimin e Demarkacionit. Në seancën e parë, u vu re se gazi lotsjellës u hodh sapo ai ka hyrë në sallë.

Në sallën e Kuvendit nuk munguan as përpjekjet për të marrë me dhunë kartat e deputetëve. Ka qenë deputeti Liburn Aliu i Vetëvendosjes që mori kartat e kolegëve të tij, në një skenë të ngjashme si ajo që u pa në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën kur u votua Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku. Në kuvendin e Shqipërisë këtë veprim e bëri Monika Kryemadhi e LSI-së.

Ambasadori amerikan Delawie dhe shefja e BE-së, Natalia Apostolova kanë reaguar ashpër kundër Vetëvendosjes, duke thënë se janë të shokuar nga kjo që po ndodh në parlament. Delawie i bëri thirrje deputetëve të mos largohen nga Kuvendi dhe ta votojnë Demarkacionin.

“Unë nuk dorëzohem, shpresoj që edhe deputetët të mos dorëzohen. Sot është dita për të votuar” tha Delawie para mediave.

Deputetja e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pas hedhjes së gazit tha se VV është e vendosur ta pengojë votimin e Demarkacionit.

“Ne e bëmë këtë veprim që ta shpëtojmë vendin nga e keqja që po i vjen. E kuptoj se kjo dikujt mund t’i duket jonormale. Por edhe para tre viteve ne kemi vepruar njësoj. Kemi arritur që ta ndalojmë më të keqen. Demarkacioni nuk kalon. Lëvizja Vetëvendosje do ta kundërshtojë Marrëveshjen për Demarkacionin. Se si do të veprojmë tutje mbetet që të shihet”, ka thënë Haxhiu.

Kushtet e Listës Serbe për të votuar pro demarkacionit ishin refuzuar nga Qeveria Haradinaj dhe vetëm një deputet i saj i është bashkuar votimit. ©Lapsi.al



3 Comments

  1. Po “flakët” ku janë o Shkullak? Boll bëtë lojën e Baton gomarit. Kjo që bën VV quhet OPOZITE. Kështu bëhet opozita kur beson në një kauzë. Kur e di që ke të drejtën me vete dhe e di që po flet me zërin e të pazëshmëve. Nuk mbyllet opozita me një diskutim, një votim për sy e faqe dhe me justifikimin se “kaq fuqi kemi”. Kush beson tek e vërteta lufton dhe e mbron atë me çdo mjet. Por juve ju ka budallallepsur dërdëllisja e Batonit me Beratin dhe kulaçi i Hashimit me Ramën.

    1. perse nuk jepet mendimi lire popullore cilido qofte mendimi popullit eshte mendim plotesues qe analizohet dhe merren dobit ,mendimi lire lejohet kudo ne bote cilido qofte ,ky eshte mendimi im

  2. kurr me ,nuk do ti bashkohem mendimit pozitiv te nje shoqerie dhe kurr me nuk do te harxhoj kohe temendoj ne dobin njerzore ne shzillimet shkencore kisha kerkime shencore de dobisheme te permasave te mella asnje shqiptar nuk me ndihmej dhash mendimin unik si pjese e kombit mbasi kosot e padrejtesise se nje shekulli ndaj kombit shqiptare me kan dhunuar barbarizuar dhe terrorizuar edhe mua ,,dhe edhe un si cdo shqiptare kam te drejten e fjales cilado qofte por fjala dhe njeriu tashme nuk ka vler sepse sot faktet tregojne qedrejtesia nuk vlersohet asqe merret perbaz sot vlersohet interresi ,dhe pik ,por meqe interresi i disave eshte me i madh se drejtesia per gjith,,dhe e drejta haku i gjitheve ,dhe per kete shkak komenti nuk u nxorr ,un nuk jam ai qe me shum te vazhdoj ne dobin e askujt mbasi me mbetet perpara te shoh dobin time per veten time ka qene dikur nje fjale e urte popullore ku flet dhe ste degjojne ku qasesh dhe ste afrojne mos prano kur te kerkojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *