• |
ide | kryesore

Përmbytjet, Voltana Ademi: Rama përdori një shkodrane për të refuzuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Lajme, Të fundit

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka thënë sot për mediat se qeveria shqiptare e kishte refuzuar zyrtarisht kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas përmbytjeve në këtë qytet.

“Jam e detyruar t’u jap një lajm jo të mirë: Qeveria shqiptare e refuzoi zyrtarisht kërkesën tonë për shpalljen e emergjencave civile. Këmbëngulja jonë 15 ditore, rezoluta unanime e Këshillit Bashkiak të Shkodrës fatkeqësisht nuk u morën parasysh nga qeveria në Tiranë. Me keqardhje më duhet ta pohoj publikisht se vendimi  i sotëm, është një tjetër konfirmim i trajtimit diskriminues që qeveria i bën Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Këtë përgjegjësi të rëndë refuzuese të një të drejte legjitime të banorëve në zonat e përmbytura, ia lanë një bashkëqytetareje, e zgjedhur deputete edhe me votat tuaja. Këtë herë Shkodrën qeveria ka vendosur ta dënojë duke përdorur një shkodrane”-tha Voltana Ademi duke iu referuar kështu zv.kryeministres, Senida Mesi.

©LAPSI.al

1 Comment

  1. E si mund te jete shkodrane kjo zv, kryeministre? Kjo zonje nuk ka kopetenca e ndjeshmeri qytetare per vend lindjene bashk shkodranet e saj, nese eshte shkodrane , dhe jo e importuar.Me gjithe ate keta rilindas, e rilindase nuk mund te bejne e luajne pa lejen e tutorit te partise. Ai(ZAGARI) nuk i le ne konferenca shtypi ejo me te marrin vendime imediate ne sherbim te qytetareve, pa i kontrolluar, e dhene urdher tutori. Mos prisni meshire nga ky KM, shihini ligesite e se kaluare, e pershkruaj shpirin katil te ketij kanibali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu