• |
ide | kryesore

Po bënin qitje në varreza, dy persona hapin zjarr ndaj policisë në Fier

Lajme, Të fundit



Dy persona kanë hapur zjarr ndaj policisë ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur pasi ata janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit pas një ngjarjeje jo të zakonshme në fshatin Baltëz. Sipas të dhënave zyrtare dje rreth orës 17:45, policia është njoftuar se në fshatin Baltëz, në afërsi të varrezave, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë të cilët konstatuan 2 shtetas të cilët ishin duke bërë qitje me armë zjarri. Policia iu vu në ndjekje 2 shtetasve të cilët kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë dhe kanë arritur të largohen.

Në vendngjarje u sekuestruan 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e mara në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 autorëve të dyshuar, shtetasve H.M dhe K.M. Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *