• |
ide | kryesore

Rama hap sfidën: Ne do t’i lëmë mbrapa serbët në garën për në BE

Arkiva, Kryesore



Megjithëse Serbia ka një avantazh të dukshëm përpara Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE që sipas shumë parashikimeve në rastim më të mirë do të realizohet në 2025, kryeministri Rama ka profetizuar se ajo nuk do t’i bashkohej BE-së para vendit tonë. “Serbia nuk do të anëtarësohet në BE para Shqipërisë. Kjo është e sigurt”, ka thënë Rama për Politico.eu.
“Serbia duhet ende të kalojë përmes procesit të vështirë të njohjes së Kosovës ose së paku të zgjidhë problemin me Kosovën”, shtoi ai. “Besoj vërtet se duhet të ndodhë diçka magjike, gjë që nuk ka shumë të ngjarë, që ata t’i bashkohen BE-së para nesh”.

Shqipëria shpreson të marrë dritën jeshile për të filluar bisedimet për anëtarësim në muajt e ardhshëm – shkruan Politiko.
Tirana pret që Komisioni të deklarojë në muajin prill se i ka përmbushur kushtet për të nisur procesin. Në rastin e një rekomandimi pozitiv, pastaj do t’i takojë Këshillit të kryetarëve të shteteve që të vendosin nëse do japin aprovimin për të vazhduar më tej në qershor.

“Ne besojmë se raporti i Komisionit do të rezultojë me siguri pozitiv”, u shpreh Rama gjatë një vizite në Bruksel për të mbrojtur çështjen e vendit të tij. “Për Këshillin është një betejë, deri në momentin e fundit pasi ne na duhet t’i bindim të gjithë që ka vetëm një zgjedhje të duhur për të bërë.”

Ndonëse strategjia e re e BE-së për Ballkanin Perëndimor, e publikuar muajin e kaluar, servir fjalë të ngrohta për rolin e rajonit në Europë, aty theksohet se gjashtë shtetet candidate (Shqipëria, Bosnie-Hecergovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), kanë “lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes”.

Rama e pranon se vendit të tij i duhet të përballet me këto probleme. Por ai kundërshton stereotipet që sipas tij u janë veshur shpesh vendeve që kërkojnë t’i bashkohen BE-së.
“Kur bullgarët donin të anëtarësoheshin, ata ishin vendi që u përpoq të vriste papën. Kjo ka ndodhur kudo. Rumunët ishin vendi që fajësoheshin disi sepse e kishin bërë Europën të zbulonte prostitucionin. Ne tani duhet të përballemi me këtë nocionin që paskemi diçka të veçantë në ADN që na lidh me krimin”, ka arsyetuar Rama.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Rrot trapi e injorant. “Bullgaret donin te vrisnin papen”Ore ka keshilltare ky osr njerez qe e informojne, apo siç i thone injoranca nuk ka brire. Perfshirja bullgare ne atentatin kundra papes ka rene me kohe si hipoteze dhe vet papa vojtila e ka pranuar kete fakt. Prisni reagimin e bullgarve se shpejti per kete skandal. Me logjiken prallavrave te ketij karagjozi, BE kurr ska per ti hapur dyert per ne. Pa standarte askush ste qas, sidomos nje shtet te lodhur e te koorruptuar deri ne palce. Askush nuk i ha dokrat e ketij, as perendimoret e as shqiptaret, ne BE hyet me dinjitet e jo me politikane te kapur nga interesa te dyshimta antishqiptare.

  2. Ne nuk bejme ate qe gjoja bënë bullgaret,apo rumunet me prostitucionin,ne beme ate qe se ka bere kush,qe e mbushem be me droge e banda kriminale

  3. Nuk e kuptoj se cfare i ka gjetur keta shqiptare qe jane kunder qe Shqiperia te hyje ne BE?! Vetem se Andi me Berishen dhe Bashen jane kunder Rames? Po u hapen negociatat Rama duhet te jete i pari qe do te tregoje pasurine e tij! Pra ju nuk jeni te gezuar qe Rama te shkoje atje ku e ka vendin apo keni frike se Berisha dhe luli me MemMeten do te shkojne te paret?! Poshtersia, injoranca,naiviteti dhe urrejtja po na mbytin!

  4. O i paemer, ti kujton se Rama, Luli e kompani duan qe Shqiperia te behet pjese e BE-se? Genjehesh rende dhe per fat te keq ne kete vend ka shume naiv si ty! Nese do kishin dashur vertet sdo ishim katandisur ne kete gjendje socialoekonomike te tmerrshme me resurset qe ka shqiperia. Pikerish se duan te fshehin zullumet po e degeadojne kete vene, qe mos zhvillohet e integrohet ky vend.

  5. Rama ben sikur do te hyje ne BE. Ne fakt, kerkon vetem hapjen e negociatave qe ta perdore si lecka per te fshehur bythen e zbuluar si qeveria e vendit vater te droges per Europen. Edhe Europa ben sikur eshte e interesuar per zgjerimin e BE por ne fakt eshte me 1001 probleme brenda BE sa vetem per zgjerim nuk i shkon mendja.

  6. Po ky trapi vertet mendon qe eshte lider i ballkanit.
    Shiko or rrote stanin tend ti, c’te duhet me te tjeret. Na qenke vene ne gare me serbet dhe gezohesh qe ata s’po njohin Kosoven!!! Po serbet jetojne te pakten 5 here me mire se shqitaret, or rrot. Nuk eshte data e hapjes se negociatave metri qe mat nje politike te suksesshme. Metri eshte niveli i jeteses, or rrot.
    Kemi 70 vjet nga fitorja ne fitore, dhe prape ne vend te fundit dhe kjo vetem e vetem par shkak te politikes.
    Jami populli me i rraskapitur i Evropes, ky karagjoz luan “smart ass”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *