• |
ide | kryesore

Shpat Kasapit ende nuk i hiqet mendja nga Afërdita Dreshaj (Foto)

Paparazzi, Slider



U bënë më shumë se 5 vjet nga ndarja e bujshme e Shpat Kasapit dhe Afërdita Dreshajt, një prej çifteve më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar, por, nga sa duket, këngëtarit nuk i del inati nga ish e fejuara. Tani që Afërdita ka shpallur dhe ka nisur përgatitjet për martesën, Shpati nuk mund të rrijë pa e ironizuar kur i jepet rasti.

Si rasti më i freskët, kur ka lënë një koment në faqen e Ermal Mamaqit. Ky i fundit, ka postuar një foto të Xhesika Berberit në Instagram, për t’u kërkuar miqve virtualë, siç bën me të gjithë të ftuarit, të shkruajnë pyetjen e tyre.

Mes qindra pyetjeve për Xhesikën, ka edhe një pyetje nga Shpat Kasapi: “Ermal, bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë, Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”
Ndoshta jo më shumë për të ruajtur origjinën sesa për të ironizuar zgjedhjen e ish-partneres së tij, Shpati nuk kalon pa tërhequr vëmendjen. Mbetet të shihet si do të përgjigjet Xhesika, aq më tepër kur e di që pyetja i vjen drejtpërdrejt nga ish-i i mikeshës së saj të ngushtë, i cili, më shumë sesa një pyetje për të, ka një pyetje indirikte (kunjë?) për Afërditën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *