• |
ide | kryesore

Shtyhet gjyqi ndaj Olesia Dukës, dentistes që mashtroi biznesmenët duke u marrë rreth 2 mln euro

Lajme, Të fundit



Është shtyrë sot seanca gjyqësore për të shqyrtuar masën e sigurisë në ngarkim të Olesia Dukës. Shkaku i shtyrjes së seancës ishte mosnjoftimi i Dukës për seancën e sotme nga ana e Gjykatës së Apelit.

Stomatologia akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë duke u marrë 2 mln euro. Vetëm Idlir Hoxhës, stomatologia i kishte marrë 900 mijë euro. Por, para gjykatës Duka ka deklaruar se paratë do i kthejë pasi janë brenda bashkëpunimit tregtar e jo mashtrim.

Më 28 shkurt, Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën paraprake “burg pa afat” për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *