• |
ide | kryesore

Travis dhe Kylie kalojnë kohë vetëm për vetëm, vajza jo e pranishme

Paparazzi, Slider



Ata u bënë prindër për herë të parë para dy muajsh, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Stormi. Kylie dhe Travis po e shijojnë këtë moment me vajzëne sapolindur. Ata janë fotografuar mëngjesin e djeshëm në Hollywood, duke shijuar një lëng të freskët frutash.

Por ajo që ra në sy ishte se vajza e tyre Stormi, nuk ishte me ta. Me siguri për të do të jetë kujdesur familja e Kylie-it, pasi ajo nuk ka pranuar të marrë një dado për vajzën. Gjithashtu Kylie është kujdesur që të ketë edhe një listë me një numër të kufizuar njerëzish, që mund të vizitojnë të bijën.

Në daljen e djeshme Kylie ishte veshur sportive me një bluzë të shkurtër me kapuç, një palë streçe të zeza dhe një çantë shpine. Flokët i kishte lënë natyrale dhe të shkurtra deri te shpatullat. Sipas Daily Mail, çifti qëndroi gjithë ditën bashkë dhe u panë të darkonin në një restorant, duke na lënë të kuptojmë se vogëlushen e kishin lënë në duar të sigurta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *