• |
ide | kryesore

VETINGU/ Gjykatësi Fatos Lulo me shtëpi 480 mijë euro në Kanada, ILDKP: Nuk e justifikon!

Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot seancën dëgjimore me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Vetë Lulo nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij Ardian Visha.

Relatorja e çështjes, Etleda Çiftja thotë se nga raporti për pasuritë i ILDKPI-së, rezulton se Lulo ka mungesë të burimit të pasurive.

Vetë ILDKPI është shprehur se ka deklarim të rremë të gjyqtarit Lulo, ndërsa gjyqtarja relatorja bëri të ditur se gjatë fazës së hetimeve të komisionit, është komunikuar me postë elektronike me vetë Lulon.

Ndërkohë që ka deklaruar se ai ka një depozitë financiare prej 480 mijë dollarësh në në Kanada, një shtëpi në Kanada, apartament në Rrugën e Durrësit në kryeqytet, zyrë dhe një shumë prej 100 mijë dollarë dhuratë.

Trupa Gjykuese fton Lulon të paraqesë komentet e tij për rezultatet e mundshme të procesit të rivlerësimit.

Ndërkohë, avokati i Lulos, Ardian Visha thotë se vlerësimi i klientit të tij është i pari subjekt që del në seancë. “Raporti i ILDKPI është një produkt që ndërsa nuk ka prodhuar gjetje për 14 vjet, tani ndodh e kundërta. Kjo përbën habi sepse mungojnë të dhëna si të ardhurat e Fatos Lulos kur ka qenë avokat, apo ligjshmërisë të të ardhurave të motrës së gjyqtarit që i ka dhuruar 100 mijë dollarë. Fatos Lulo ka qenë avokat më herët gjatë viteve ’90, pse ILDKPI i konsideron këto vite më të ardhura zero?”, u shpreh Visha.

Po ashtu për gjykatësin e Kushtetueses është gjetur se nuk ka paguar taksat gjatë kohës kur ishte avokat, ndërsa ka shkëmbyer dhurata në vlera të mëdha me të motrën, si një shumë prej 100 mijë eurosh dhe apartamentin e prindërve.



5 Comments

  1. Dhe ketyre e kane pak me ju shker…y robt e shpise. Vetem ketyre i bejne dhurata motrat, kunatat, kuneterit, dhe gjyshet qe nuk jetojne me nga 1960. Po ke ta rrugace a bejne ndonjehere dhurata apo vetem marrin

  2. Edhe un sua te kem nje moter si Lulo
    Nje mamma si Erioni
    Nje grua si Nalt madhnia e ti Rama
    Nje vjerre si Metà
    Nje dashnore Taulanti
    Keta Jane njerez me fat ju dhurohet gjithcka.
    Komentet e tjera jua le juve Shqiptare??
    Mjere brezi i ri qe rrritet ne kete vend..

  3. o Avokar Visha, po ca te ardhurash lishin shqiptaret para viteve 90 o ordiner qe ja qifte Kina robt kush te ka bere ty avokat.

  4. Me ligj, dhuratat ne kohen kur ky shkerdhate i ka deklaruar kane qene jo me shume se 3.000 Dollare, dhe keto kane qene per: Presidentin, Kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit. Ndersa ketij engjellit te zi i paskan bere dhurate ….. me shkul floket osht….. po prit se nuk keni pare gje akoma. Do te degjoni dhurata qe jane bere nga gjysherit perpara se keta te lindnin.. dmth kur gjysherit kane qene te vdekur u kane bere dhurata …. BURGUNNNNNNNNNNNNNN PAK E KANE celsat ne oqean

  5. Pse kaq cmire kur personi ka motren pasanike? Apo shqiptare esapi dhe duhet te shfryhemi. Kur e ke milionere ka problem? Pastaj a ka fakte qe situata eshte ndryshe?
    Dhurata eshte pjese e ligjit apo jo. Vetem fake news dhe thashetheme nga pabuksat. Ka edhe gjyqtare te mire jo vetem te korruptuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *