• |
ide | kryesore

Vlorë, tentojnë ti vjedhin makinën policit, por hajdutët përplasen me shtyllën elektrike

Lajme, Të fundit
maska-vjedhje-pistolete-1-copy.jpg



Tentativa për vjedhjen e një automjeti ka përfunduar me aksident. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 korriku” në Vlorë.

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar t’i vjedhin makinën një punonjësi të policisë, por gjatë arratisjes kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një shtyllë elektrike.

Pas aksidentit, autorët e ngjarjes kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *