• |
ide | kryesore

Bebe Rexha suprizon fansat në Peru

Paparazzi, Slider
Bebe-Rexha-Park-City-Live-jan-2017-billboard-1548.jpg



Prej disa javësh Bebe Rexha ndodhet në Amerikën Latine, ku po mban koncerte në qytete e mëdha si Brazili, Peru, Sao Paulo. Në fillim Bebe dhe skuadra e saj fluturuan drejt Brazilit, mbas koncertit dhe takimeve të organizuara me fansat e saj atje, ajo shijoji edhe diellin dhe detin e pastër të Brazilit.

Prej dy ditësh këngëtarja u largua nga Brazili për të nisur koncertet në Peru, mbrëmje të paharrueshme me fansat e saj të cilët e prisnin me padurim takimin me këngëtaren. Bebe në postimet e bëra në profilin e saj në Instagram, ka shpërndarë një video shumë të bukur nga surpriza që fansat kishin organizuar për të. Me mbërritjen e saj në hotelin ku do të qëndroj për disa ditë, atë e prisnin fansat të cilët me pankarta në duar i kishin dedikuar fjalë të bukura këngëtares dhe i kishin shprehur dashurinë për muzikën e saj.

“Ndihem me fat për ta, ndihem e bekuar që i kam. Ju dua shumë të gjithëve në Peru”, është shprehur kështu këngëtarja.

Turi i saj në Amerikën Latine do të vazhdojë edhe për disa kohë, aty ku është takuar edhe me divën e muzikës, Katy Perry, e cila do të bëhet shoqëruese e saj në tur. Pas Amerikës Latine këngëtarja do të nis koncertet edhe në Kanada dhe SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *