• |
ide | kryesore

Beyonce dhe Jay z nisin klipin së bashku

Paparazzi, Slider



Vetëm pak ditë më parë ata publikuan bashkëpunimin e tyre “Top Off” ndërsa orë më parë janë parë në Jamaica për realizimin e një klipi që shkon për hitin e radhës.

Nëse e keni parë trailerin e turneut që këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale do të keni vënë re një këngë në sfond që pritet të jetë nga projekti i tyre i radhës. Prurja do të quhet “I’m Sill in Love (with You Boy) dhe videoklipi sapo ka nisur të xhirohet. Beyonce dhe Jay-Z janë fotografuar në Jamaica duke bërë xhiro në motorr, moment ky që do të përdoret në klip.

Xhirimet e videos po drejtohen nga Melina Matsoukas, regjosorja e cila ka krijuar “Formation” dhe këngën e vitit 2007, “Upgrade U”. Destinacionet e tjera në Jamaica, krahas rrugëve të qytetit dhe një flokëtoreje ku çifti do të ndalojë për të xhiruar janë fasada e këtij klipi të shumëpritur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *