• |
ide | kryesore

Demarkacioni i kufirit, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Lajme, Të fundit



Deputetja Albulena Haxhiu, e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, në një lidhje telefonike për Ora News, e konsideroi akt tradhtie marrëveshjen për ndarjen e kufirit me Malin e Zi, duke paralajmëruar se miratimi i saj dje nga Parlamenti i Kosovës do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Haxhiu: Ajo që ka ndodhur mbrëmë në Kuvendin e Kosovës është e dhimbshme, ku deputetët legjitimuan aktin e tradhtisë të bërë nga Presidenti aktual, në atë kohë ministër i Punëve të Jashtme. Kemi debatuar gjatë në Kuvend, bazuar mbi fakte por edhe mbi raportin e komisionit aktual që ka ekspertë të fushës për këtë çështje. Janë paraqitur 64 harta ku dëshmohet që Kosova ka humbur territor me Malin e Zi. Argumentet tona nuk bënë punë. Andej, dje kemi bërë përpjekje maksimale për ta ndalur ratifikimin e kësaj marrëveshje. Këtë marrëveshje do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese për shkak se dje me votën e deputetëve është cenuar rëndë integriteti territorial, një prej elementëve të shtetit. Jemi duke përgatitur lëndën për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.



1 Comment

  1. shpreson cdo shqiptare qe per trojet shqiptare te coptuara para 1913 te kerkohet kthim te cdo milimetri katrore dhe jo leshim te tije nese evropa na don te tregojne duke konfirmuar dhe njohur te drejtat historin shqiptare ne nuk duhet te gjunjezohemi ne kembim te nje vize te leshojme trojet ku vleren e saje se arrim kurre nga ajo viz ne na interesoj te drejtat dhe natyraliteti i identitetit dhe drejtave tona te bashkohemi sic u bashkuan dy gjermanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *