• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Ministria e Jashtme “zbut” titullin e deklaratës kundër Moskës

Lajme, Të fundit



Një deklaratë e ambasadës së Rusisë në Tiranë nuk ka kaluar pas pasoja në Ministrinë e Jashtme. Selia diplomatike ruse reagoi ndaj një deklarate të MEPJ të bërë para 2 ditësh lidhur me helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal në Britaninë e Madhe dhe vajzës së tij, Julia.

Ministria jonë e Punëve të Jashtme e titullonte reagimin e saj: “Deklaratë e MEPJ mbi sulmin kimik të zhvilluar nga Rusia kundër Britanisë së Madhe” ku në brendësi cilësohej si “sulm kimik, helmimi i ish-agjentit”.

Menjëherë pas kësaj ka ardhur reagimi i ambasadës ruse, e cila “i kërkonte Ministrisë së Punëve të Jashtme, që të paraqiste provat e përfshirjes së Rusisë në helmimin e ish-agjentit, pasi kjo do ndihmonte në zbardhjen e incidentit të rëndë”.

Pas reagimit të ambasadës ruse, MEPJ ndryshoi titullin e deklaratës së saj në: “Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, por teksti në brendësi mbeti njëlloj. ©LAPSI.al

(Deklarata e parë)

(Deklarata e dytë)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *